E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e argjendarisë në Fier, e gjithë skena është filmuar

Zbulohet në internet videoja e grabitjes së argjendarisë në Fier, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Pamjet 24 sekonda tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dy pronarët e lokalit, por edhe klientët e momentit në kohën e grabitjes.
 

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në dyqan dhe pasi kanë larguar nën kërcënimin e armëve klientët, u kanë drejtuar automatikët dy shitësve, të cilët janë detyruar të bashkëpunojnë gjatë grabitjes.
 

Pasi kanë zbrazur kutitët me bizhuteritë e shtrenjta brenda pak minutash, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi nga argjendaria.
Videoja ngjan si e shkëputur nga një film hollivudi, pasi gjithçka ndodh shumë shpejt dhe duket që ka qenë e mirë-organizuar nga dy grabitësit.
 

Policia e Fierit njoftoi në ditën e ngjarjes së rëndë, se në argjendari u grabit rreth 2 kg flori. Grabitja ndodhi rreth mesditës tre ditë më parë në lagjen Kastriot, shumë pranë qendrës së qytetit të Fierit, ndërsa e njëjta argjendari është grabitur edhe dy vjet më parë. Pavarësisht rregjistrimit të gjithë ngjarjes, policia ende nuk ka mundur të zbulojë 2 autorët e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›