Libohovë/ Nis proçesi i nxjerrjes së vajit të ullirit

Tashmë, është drejt përfundimit nxjerrja e vajit të ullirit në zonën e Libohovës. Kultivuesit e zonës shprehen se moti i mirë ka favorizuar këta të fundit, të kenë prodhim të mesëm , por problemi qëndron në cilësinë e vajit , pasi kjo zone, nuk e ka shumë të avancuar kulturën e ullirit.
“ Jam fermer dhe prej 8 vitesh kam shtuar parcelën e ullinjve .Nuk kemi shumë sasi, pasi edhe toka nuk është e favorshme në Libohovë. Kryesisht, kanë mbjellë vetëm për prodhim familjar . E përdorim gjatë sezonit të dimrit dhe më tej.
“Unë kam reth dy hektarë .Moti I ngrohtë na ka favorizuar ndërsa problem kemi mungesën e ujit .Nëse do kishim ujë në toka do kishim edhe më shumë prodhim .Megjithatë rezultatin e këtij viti e cilësoj të mesëm .Më del për përdorim familjar dhe ajo që teproj e shes nëpër miqtë e mi”, shprehen kultivuesit e ullirit
Krenar Meçani i cili prej vitesh operon në fabrikën e tij të çelur për herë të parë në Libohovë , shprehet se këto janë momentet e fundit mbi proçesin e nxjerrjes së vajit , por cilësia nuk është si ajo e fillimit, pasi ulliri është mjaft i pjekur.
“ Ka një ndryshim nga nxjerrja e vajit në muajin nëntor , sepse përkon fiks me vjeljen e kulturës së ullirit.Tani janë momentet e fundit, por duke qënë se ulliri është mjaft i pjekur, vjen me aciditet. Megjithatë , thuajse të gjithë banorët kanë qënë të kënaqur, sepse pjesa dërrmuese e kanë për përdorim të tryezës familjare “,thotë administrator I fabrikës Meçani
Kultivimi I parcelave me ullinj në Libohovë përgjatë viteve, është shtuar ndjeshëm duke arritur në 20 hektarë .