E Hënë, 2 Nëntor 2026

Libra falas për nxënësit shqiptarë në Diasporë/ Rama: Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, konfirmon se ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në Diasporë. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës. Sipas tij, ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun. Postimi i kryeministrit Edi Rama. Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë 🌍❤️ Prej 7 vitesh, Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare 🇦🇱 🤗 📖 Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës 🌎, pasi ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun 💫 Qendra e Botimeve për Diasporën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›