E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Meta fsheh pasurite

Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti ka reaguar ne mbremje ndaj akuzave qe iu bene edhe sot nga LSI-ja.

Ne nje deklarate per mediat Prifti eshte shprehur se Luan Rama sot vertetoi deklaratat e mia se luften mediatike kunder meje per pasurine e ka frymezuar komiku intrigant Ilir Meta.

Ndersa ben lidhjen mes akuzave dhe kryetarit te LSI-se Prifti aludon per fshehje te pasurive nga ana e zotit Meta.

Luani ta pyes Meten neqoftese ai i ka deklaruar gjithe pasurite e tij dhe pas kujt emrave i ka fshehur ato. Se shpejti do ti sqaroj une pasurite e Ilir Metes duke filluar nga guroret ne Skrapar pallatet ne Tirane galerite luksoze ne bllok apo tokat e vilat ne bregdet. Ju ftoj te qeshni me Ilir Meten se eshte bere qesharak e mbyll reagimin e tij zoti Prifti.

Nje reagim qe paralajmeron nje klime te nxehte ne ditet qe do te vijne si brenda LSI-se dhe mazhorances por edhe ne debatin politik qe do te zhvillohet mes shumices dhe opozites.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›