E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj në libraritë shqiptare

Rubrikёn e librave tё rinj pёr kёtё javë e hap romani “Jeta dhe koha e Majkёll K”. Kjo ёshtё njё vepёr e shkruar nga Coetzee. Nё mes tё njё vendi tё shtrwguar nё dorёn e luftёs, i mbjellё me rrethime ushtarake dhe me kampe riedukimi, me qytete tё trazuara nga klithma e sirenave nёpёr rrugё, nё mesin e kёtij peizazhi Majkёll K njё 31 vjeçar i ngjitet turmёs sё tё dёshpёruarve nё pёrpjekje pёr tё mbёrritur nё vendin e origjinёs.

“Protokolli, njohuri dhe aspekte tё protokollit zyrtare”, libёr ky qё vjen nga Nasi Mitrojorgji.

Botimi pёrmban njё tёrёsi aspektesh dhe njohurish tё nevojshme pёr zgjidhjen e situatave tё ndryshme protokollare qё krijohen pёrgjatё veprimtarive zyrtare dhe mё gjёrё.

“Plepat berlinezё”, libёr qё i pёrket letёsisё bashkohore vjen nga Anne Ragde. Romani ёshtё vlerёsuar me disa çmime bestsellёr. Libri pёrpiqet tё zbulojё rrёnjёt mё tё thella tё njё familjeje madje edhe ato qё nuk janё ditur kurrё se ekzistojnё.

Ndёrsa me rastin e festёs sё Shёn Valentinit, shtёpia botuese “Omska”, sjell librin me poezi “Lilias” tё autores Miliano Stefa.

Cecelia Ahern vjen me librin e saj “Dhuratat”, nё qoftёse do tё dёshironit njё dhuratё pёr Krishtlindje çfarё do tё ishte ajo? Kjo ёshtё njё histori pёr njerёzit, ashtu si dhe pakot fshehin sekretet e tyre.
Ndёrsa pёrsa i pёrket letёsisё pёr fёmijё kёtё javё kemi librin “Shkolla e magjisё dhe histori tё tjera” nga autori Michael Ende. Kёtu do tё gjejmё pёrmbledhje pёrrallash dhe histori tё mrekullueshme nga autori nё njё libёr tё vetёm. “Pёr njё çikё Amerikё” ёshtё libri humoristik i Agron Gogёs qё i shtohet serisё sё librave tё rinj pёr kёtё javё.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›