Braudel-i na meson historine

Ky liber eshte nje manual - ose me shume pjesa qendrore e nje manuali - i botuar per here te pare ne vitin 1963. Nje manual i perftuar dhe i shkruar per maturat e gjimnazeve tona e qe sot na duhet ta lexojme si te tille. Por jo sepse keshtu duam ne dhe jo me rezerva perkundrazi. Ky nuk eshte nje tekst i shkruar per nje situate te caktuar ku sigurisht ndjehet se nga pas ka per autor Braudel-in. Ne kuptimin me te plote ky eshte nje manual i F. Braudel-it i hartuar ne nje kontekst pak te pazakonte dhe i perballuar prej tij deri diku si nje sfide. Domethene nje tekst i shkruar jo per njerezit e rangut te vet madje as per publikun e gjere i cili deri ne ate kohe ende nuk e njihte e per te cilin nga ana e tij ai nuk shqetesohej fare por per nje auditor te percaktuar mire djemsh dhe vajzash nga 16 deri ne 18 vjec ndash auditor te rriturish do te shkruaje ai me 1983 ne nje nga shenimet e veta ne Corriere della Sera qe ribotohet ketu ndash te cileve ai deshironte tacuteu drejtohej ashtu si edhe eshte e tepert ta shtojme profesoreve te tyre. Nje tekst qe synon te tregoje ndash dhe te provoje ndash se historia shkenca me kerkuese me e re dhe me terheqesja nder shkencat e njeriut mund te mesohet dhe gjithashtu se si duhet dhene mesimi i saj. Nje parim themelor tacutei besh te interesuar ata te cileve u drejtohet historia dhe tacuteu japesh mundesi ta perballojne boten ku jetojne duke e kuptuar ate. Ne te vertete sipas tij nuk ka histori qe nuk u pergjigjet nepermjet pyetjeve dhe kthimit te se kaluares kureshtjeve pasigurive dhe problemeve te se tashmes.
Duke e rilexuar sot kete tekst do te kuptohet me mire perse i lutur gjate dhjete vjeteve nga botuesi i tij per tacuteia pershtatur ate nje publiku tjeter pa thene me te vertete kurre jo ai e kishte shtyre gjithmone per me vone. Cdo liber ka logjiken e tij te te shkruarit e cila nuk i pranon ripunimet e hollesirave por kerkon te fillohet gjithmone nga e para. Kete ai ua ka perseritur vazhdimisht te gjithe atyre qe i afroheshin per te shkruar mire dhe historia duhet shkruar mire nga historiane mjeshtra te gjuhes se tyre asnjehere nuk duhet te ndreqesh por gjithmone ta nisesh nga e para pa u lodhur nga A-ja te ZH-ja derisa te gjesh ate shprehje te mendimit qe te jete njeherazi me e sakta dhe me e thjeshta derisa teksti te rrjedhe nga burimi.
Pra eshte me mire qe ky liber te na jepet sot perseri ne variantin e tij origjinal gjithe-gjithe pa ilustrime pa dokumentet dhe shenimet per lexuesin. Zaten paradoksi do te qe nese F. Braudel-i nuk do te pergjigjej pjeserisht per kete liber edhe pse me kaq vonese ne nje largesi pothuajse prej nje cerek shekulli. Lexuesit e tij te pare i kane kapercyer te dyzetat dhe mesuesit e pare me te rinj qe e kane perdorur kane arritur te pesedhjetat. Megjithate ashtu si per librin Mesdheu Spanja dhe Italia e dhane shembullin qe ne vitin 1966. E para duke e perkthyer te plote per studentet e universitetit Madrid Tecnos e dyta duke e paraqitur si liber xhepi i cili qysh nga ajo kohe eshte ribotuar rregullisht Torino Einaudi PBE. Cka flet per ndryshime kuptimplote ne qarkullimin e librit e keto ndryshime mund te sjellin befasime ne Evropen tone qe eshte duke u bashkuar ne te vertete nuk ka asgje qe te jete me e ndare se sa permbajtja e arsimit tone te mesem megjithe paralelizmin e mesimeve dhe te periodizimeve. Shtojme ketu duke rrezikuar tacutei ashpersojme fjalet se padyshim si manual ai as ne France nuk ka pasur perhapjen qe mund dhe duhej te kishte pasur sa keshilla profesorale do te vendosnin sic munda te vija re pak i habitur edhe vete ne vitin 1964 ne ate gjimnaz province ne veri te Parisit ku sapo isha emeruar se ai ishte teper i veshtire per nxenesit dhe per ta duhej zgjedhur nje tjeter me i lehte per tacuteu kapur duke e ruajtur kete te fundit si liber per mesuesin Dhe keshtu ne nje kohe kur shtepite botuese shkollore shperndanin bujarisht manualet e tyre kjo do te thoshte te siguroje nje deshtim te plote te botimit Por une dua te besoj se nese ky liber edhe keshtu do te kishte gjetur gjysmen e publikut te kerkuar prej tij dhe do te kishte sherbyer si liber per mesuesin duke i ndihmuar profesoret ne ate fryme qe deshironte F. Braudel-i ne dhenien e ketij programi te ri dhe te veshtire program te cilin qe perpjekur shume ta bente te pranueshem ai do te kishte mbetur nga kjo me shume se gjysme i kenaqur. A do tacutei gjeje ai sot me ne fund njeherazi edhe lexuesit edhe ate status qe shume njerez deshironin tacuteia jepnin me shtrengese Te pakten tri arsye te shtyjne ta besosh dicka te tille une do te perpiqem tacutei paraqes me radhe.
Ky liber ashtu si shume te tjere ka historine e vet dhe per tacuteia vleresuar rendesine duhet ta vendosim ne kontekstin e tij ne fundin e viteve pesedhjete. Ne ate kohe perpjekja e madhe e pasluftes per ndertim dhe modernizim con ne venien ne pikepyetje te nje numri strukturash kryesore te shoqerise franceze papershtatshmeria e te cilave dukej qarte te pakten ne syte e nje elite te kulturuar dhe te hapur ndaj botes se jashtme. E vertete eshte kjo ne politike e vertete gjithashtu per sistemin edukativ te cilat i nenshtrohen nje trysnie te papare nga shkolla fillore e deri ne universitet. Ketij sistemi i duhet te pranoje femijet e baby-boom-it per nje shkollim me te gjate dhe te marre ne sherbim mesues ne nje numer me te madh nga klasat e varferuara te paraluftes. Te paret duhet te mesojne dhe te dytet tlsquoi japin ndryshe disiplinat e perterira thellesisht. Dhe e njejta kerkese per nje perparim te dyfishte ne cilesi dhe sasi - ne te vertete nje shkeputje me gjithe kuptimin e fjales ndash vlen per formimin e kuadrove te tjere te kombit me ne krye inxhinieret dhe mjeket. Reformat jane ne rendin e dites sipas motos te qeverisesh do te thote te parashikosh. Por ato ndajne opinionin perdoruesit dhe specialistet. Disa reforma do tacuteia dalin ne krye mesimdhenia e matematikave studimet mjekesore. Te tjera do te pesojne deshtim te plote ose te pjesshem. Midis ketyre te fundit edhe reforma e mesimdhenies se historise.
Parimi i nje reforme ne programet e historise qe vendosur perpara fundit te Republikes IV reforma nisi ne vitin 1957 me klasen e gjashte dhe ne fillim te vitit shkollor 1962 mberrin te matura. Parimi i saj eshte i thjeshte. Periodizimi i vjeter i historise ne pjese te njepasnjeshme duke nisur nga Mesopotamia dhe Egjipti qe eshte ne fuqi nga viti 1945 linte per ne dy klasat e fundit epoken e quajtur bashkekohore 1789-1851 ne klasen e njembedhjete 1851-1939 ne mature. Periodizimi i ri i vendosur qe nga 19 korriku 1957 e sjell mesimin e saj nje vit me perpara dhe e zhvendos ndarjen e brendshme me poshte 1789-1871 tek e dhjeta 1871-1945 tek e njembedhjeta ndersa per maturat lihet studimi i qyteterimeve bashkekohore kryesore. Duke nisur nga kjo me pas Buletini zyrtar i 25 korrikut i ndan keto ne gjashte bote perendimore sovjetike myslimane e Lindjes se Larget e Azise Juglindore e Afrikes se Zeze te paraprira nga nje hyrje e cila ka per qellim te saktesoje konceptin dhe kuptimin e tyre ajo para se gjithash duhet te perkufizoje nocionin e qyteterimit por do te theksoje duke e shpjeguar formen qe i duhet dhene studimit te parashikuar i cili do te sjelle per cdo njeren nga bashkesite e permendurahellip tre elemente kryesore themelet faktoret thelbesore te zhvillimit anet e vecanta aktuale te qyteterimit te saj.
Ne ate kohe dicka e tille per F. Braudel-in eshte me shume nje kompensim se sa nje fitore e vertete. I detyruar te braktiste drejtimin e nje jurie konkursi kombetar per pedagoge ku pati rastin te provonte te gjitha veshtiresite me te cilat mund te ndeshej reforma e konkurseve aq e nevojshme ai u thirr ne te vertete nga Henri Longchambon-i per te hartuar pjesen qe lidhej me shkencat sociale ne nje raport per hulumtimin shkencor ne France te caktuar per planin pesevjecar qe po hartohej. Por projekti i nje fakulteti te vogel eksperimental per shkencat ekonomike sociale dhe politike i paraqitur prej tij ndeshi ne kundershtimin e fakulteteve ekzistuese ndash Letersi dhe Drejtesi ndash te kercenuar nga konkurrenca. Ne qershor te vitit 1957 raporti perfundimtar i paraqitur ne qeveri pa i besuar shume per shkak te plogeshtise apo te kundershtimit te vazhdueshem nga frika dhe logjika e te gjitha institucioneve ekzistuese e cilesonte ate si nje reforme afatgjate te mundshme ne suazen e nje pershtatjeje te strukturave. Teksti i ketij raporti me siguri i hartuar nga vete F. Braudel-i mund te lexohet ne dorezimin e pare te Analeve ESC te vitit 1958 nen titullin Shkencat sociale ne France. Nje bilanc nje program.
Megjithate ky deshtim i pare do te kete dy pasoja si njera edhe tjetra te lidhura me nismen e Gaston Berger-it ne ate kohe drejtor i arsimit te larte. E para projektin per te krijuar ne Paris nje Shtepi te Shkencave te Njeriut ose te Shkencave Sociale meqe artikulli i vitit 1958 i perdor me radhe te dyja shprehjet si vend i perqendrimit te hulumtimeve rreth nje biblioteke dhe sherbimeve te perbashketa sidomos nje qender e mekanografise dhe nje laborator hartografie. E dytareformen e programeve te matures e ne fakt te ciklit te dyte te shkolles se mesme qe duhej te pergatiste nxenesit per ne universitetet e per boten bashkekohore dhe nepermjet nocionit te qyteterimit te ilustronte per ta gjithcka qe mund te nxirrte historia nga nje lexim i vemendshem i shkencave sociale fqinje gjeografi demografi ekonomi sociologji antropologji psikologji. Nje mesim i vertete per cka na rrethon ne shkalle boterore.
Por reforma per te larguar ngjarjen nga mesimi i historise ose te pakten per ta nxjerre ate ne plan te dyte qofte dhe per nje vit te vetem ishte teper e ashper nuk mund te pranohej si e tille dhe kundershtimet u shfaqen menjehere. Pas dy vjetesh doli nevoja e nje ujdie. Ne tekstin e ri te qershorit 1959 titulli i pjeses se dyte qyteterimet e botes bashkekohore permbledh Lindjen e Larget dhe Azine Juglindore ne nje bote te vetme te quajtur te Oqeanit Indian dhe Paqesor dhe shton nje perfundim rreth problemeve te medha te kohes. Dhe mbi te gjitha periudha 1914-1945 rifutet ne programin e matures per gjithe trimestrin e pare duke ndryshuar keshtu ekuilibrin e vitit shkollor. Beteja nuk ishte humbur ende. Por as ishte fituar sic do ta tregonin te gjitha kundershtimet qe u hasen ne zbatimin e saj menyrat dhe porosite per dhenien e mesimit zgjedhjet e temave etj. Nje shembull midis shume te tjeresh ne kulmin e shkolonizimit pikerisht ne kohen kur shtetet e reja te pavarura kerkonin jo pa guxim te shkruanin historine e tyre me nje vendim te 10 gushtit 1965 shmangej krejtesisht bota afrikane.
Me afrimin e hyrjes ne fuqi te programit te ri rezervat ndaj tij shfaqen haptazi. Si ta zhvillojme mesimin e historise pa ndihmen e rrefimit te ngjarjeve te njohurive konkrete dhe te vertetueshme ne castin e shqyrtimit pyesin mesuesit e shkolles se mesme duke qene padyshim me te drejte te ndergjegjshem per shkeputjen e plote qe do te sjelle ky program per mesuesit e formuar ne nje shkolle tjeter ne nje universitet ku shume nga shkencat sociale per te cilat behet fjale ende nuk kishin gjetur vend A nuk po behej keshtu nje zgjedhje midis fakteve nga njera ane dhe llomotitjes ose abstragimit nga ana tjeter Autoret e manualeve te rinj ose te teksteve mesimore te vjetra te riperterira e shfaqin pa nguruar medyshjen e tyre per te mos thene mosbesimin. Le te lexojme parathenien e njerit nder me te njohurit Hatier 1962 qe ka qene bibla e disa brezave paranormalistesh Edhe pse interesi i ketij programi nuk mund te vihet ne dyshim edhe pse ky studim i botes bashkekohore eshte terheqes dhe me perparesi per nxenesit ne fund te studimeve te shkolles se mesme nuk mund te fshihen veshtiresite qe sjell zbatimi i tyre. Shume fjale teknike do te duhet te perdoren detyrimisht. Gjerat duhej te beheshin me thjeshtehellip Dhe pasi ka paraqitur specialistet domethene universitaret ose ata qe pergatisin doktorate te cileve u qene besuar te famshmit kapitujt te rinj parathenia vazhdon Ky ekip specialistesh eshte perpjekur te paraqese ate liber te thjeshte dhe te qarte qe e deshirojme te gjithe. Ai ka dashur te tregoje vetem vijat e pergjithshme te kuptoje dhe tacutei beje te tjeret te kuptojnehellip Duke nisur nga faqja 288 kur shqyrtohet historia e qyteterimeve qe eshte me e veshtire se rrefimi i thjeshte i fakteve tekstin e sakteson dhe e ploteson nje argumentar me shkronja te trasha. Ai mund te zere vendin e nje permbledhjeje pa dyshim shume te shkurter por te mjaftueshme per nxenesin qe eshte i paduruar dhe kerkon te njihet aty per aty me thelbin e mesimit hellip Ne mbyllje te vellimit nje pjese e fundit me pedagogjike synon tacuteu pergjigjet shqetesimeve te ligjshme te kandidateve.
Kerkoj te falur per kete citat pak te gjate ku nenvizova shprehjet domethenese ai nuk ka per qellim te fajesoje kerrkend as te rindeze nje beteje manikeiste cfaredo midis te Vjeterve dhe Moderneve. Por asgje tjeter nuk e tregon me mire se cfare luhet ne kete rast dhe druajtjet qe shkakton ky program vertet pasionant por ambicioz. Duke shkruar kete manual F. Braudel-i mban qendrimin e tij pa iluzione te tepruara ndaj kundershtimeve me te cilat do te ndeshet. Dhe zgjedh te veshtiren. Ai ruan per vete pjesen qendrore ate te qyteterimeve te medha pjesa me e kundershtuar e me e kritikuar. Dhe duke vendosur ne krye te vellimit nje hyrje prej disa faqesh Historia dhe koha e tanishme leximin e se ciles logjika pedagogjikedo te duhej ta conte sipas deshires pas pjeses se pare te programithellip historia nga viti 1914 deri ne ditet tona hellip kur te filloje studimi i veshtire i qyteterimeve te medha ai ripohon pa medyshje unitetin e thelle te ketij leximi teresor te botes aktuale. Pra ne kohen kur del ky manual nuk eshte nje manual midis shume te tjeresh ai eshte nje liber lufte. Dhe i luftes me te koklavitur e me te veshtire qe duhet bere luftes kunder zakoneve te korporates se tij sepse nuk mund te imponosh duhet te bindesh dhe per te bindur duhet te fillosh vazhdimisht nga e para e te perseritesh se gabimet madje mosdijet me skandaloze jane te pranishme gjithmone se ato nuk mund tacuteu vishen as nxenesve as programeve as manualeve te sotem apo te djeshem. Veshtiresite ndash fjala i veshtire del dy here ne dhjete rreshtat e pare por nuk ka qarte te njejtin kuptim ne tekstin e cituar me lart - as nuk jane mohuar as nuk jane zvogeluar. Ato trajtohen ballazi.
Sigurisht mund te mendohet se F. Braudel-i rrezikoi pa qene nevoja ne nje terren te cilin nuk e kontrollonte pra ku ate e priste vetem deshtimi para ngurtesise se nje sistemi shkollor gjithnje e me pak te afte ne ate kohe per te ndryshuar sistem te cilin fryrja e shpejte e organikave per shkak te zgjatjes se kohes se studimeve dhe futjes masive te nxenesve ne ciklin e pare te pakten te shkolles se mesme kishte filluar tashme ta vinte ne krize qysh para vitit 1968. Mund te mendohet gjithashtu se lufta e vertete se ciles i duhen kushtuar te gjitha perpjekjet ndodhej gjetke ne frontin e punes kerkimore te asaj historie pararoje qe pas L. Febvre-it ai perpiqej ta dinamizonte dhe ta permblidhte pa e monopolizuar duke luajtur me ate instrument te mrekullueshem per veprim i cili ne ate kohe ishte krejt i ri dhe ne perhapje te plote me Seksionin VI te Shkolles Praktike te Studimeve te Larta. Ose me tej ne frontin e Universitetit dhe atij arsimi te larte qe vazhdonte te mos e pranonte te ulej ne sofren e titujve shkencore. Tacuteu futesh hulumtimeve tacutei japesh fasades se historise aleate te shkencave sociale nje imazh te riperterire te imponosh ne universitet me te miret dhe te sigurosh keshtu njekohesisht rinovimin e permbajtjes se mesimdhenies dhe zgjerimin e fushes se disiplinave qe jepen per tacuteu mesuar tacutei formosh mesuesit e ardhshem ne nje fryme tjeter kjo do te ishte rruga e arsyes. Nje sfide e ndryshme per kohen dhe shnderrimin e ngadalte. Por F. Braudel-i nuk donte te ishte i arsyeshem. Per tacuteu bindur per kete mjafton te rilexojme fjalet e tij te fundit te thena publikisht ne Chateauvallon me 20 tetor 1985 Disa njerez qe une i dua me kane thene Mos u bej i paarsyeshem si zakonisht. Kujtoni se e ndoqa keshillen e tyre Nje mesim historie nga Fernand Braudel-i Chateauvallon tetor 1985 Paris Arthaud-Flamarion fq. 224. Si gjithmone shakaja e vet e holle tregon ne menyre ironike ate qe sipas tij eshte thelbesore. Dhe ne rastin e mesimdhenies si te historise ashtu dhe te disiplinave te tjera thelbi ishte bindja e brendshme e pohuar vazhdimisht se nje reforme nuk copetohet. Qe te kete ndonje mundesi per sukses ajo nuk mund te kufizohet ne njerin prej kateve- shkolla fillore cikli i pare ose i dyte i se mesmes Universiteti. Duhet qe ajo te kryhet e plote.
Sidoqofte ai pati ndjesine mjaft te perligjur se ne frontin e shkolles kishte deshtuar. Madje shume me perpara se tekste te reja zyrtare tacutei clironin nxenesit e maturave nga ky program i cili trondiste mjaft reflekse te ngulitura dhe te vinin perseri historine e vjeter babaxhane qe merret vetem me ngjarjet e kohes se tanishme ndash nga viti 1914 pastaj nga viti 1939 deri ne ditet tona ndash ne vendin qe ajo nuk duhej ta kishte humbur kurre manuali Braudel ne te vertete i nxjerr jashte loje ne vitin 1970 u terhoq me kujdes nga shitja shenje kjo qe nuk te gabon. Por problemi sipas tij nuk shtrohej thjeshte per nje liber ai ishte shume me i thelle kishte te bente me mesimdhenien e historise. Nje problem qe do ta shqetesonte deri ne diten e fundit te jetes e qe i ngjallte gjithmone nje pasion luftarak.
Njihen nderhyrjet e tij te perseritura per te treguar ne cdo rast madje deri ne prag te vdekjes se sa te gabuara ishin per te programet e reja pastaj programet e reja fare. Artikulli i tij i vitit 1983 ne Corriere della Sera qe botohet ketu me poshte u kthehet edhe nje here argumenteve te tij te kater ose pese vjeteve me pare ne nje debat ku qene perfshire sidomos J. P. Cheveacutenement M. Debreacute A. Decaux dhe paralajmeron ato qe do te thote perseri dy vjet me vone ne Chateauvallon. Edhe atje duke folur per rrethimin e Toulon-it ate te vitit 1707 tek i cili ishte ndalur gjate te Identiteti i Frances dhe jo per rrethimin teper te njohur te vitit 1793 ndash para nxenesve te nje klase te trete te nje CES ne Toulon ai e dha shembullin ne prani te kamerave dhe e pagoi me veten e tij filmi gjendet dhe mund ta deshmoje kete. Por edhe atje gjithashtu ai nuk u kenaq vetem duke iu drejtuar nxenesve. Me 17 tetor ai vendosi tacuteu pergjigjej se paku disa prej pyetjeve qe kishin pergatitur per te nja dyzet profesore lidhur me mesimdhenien e historise me historine e artit me vendin e shkencave dhe teknikave ate te gjeografise dhe serish e si gjithmone lidhur me programet shkollore.
Shenimet e mbajtura me rastin e ketij takimi nga kolegu im Gilbert Buti do te vertetonin nese do te dilte nevoja vazhdimesine e qendrimeve te tij. Ai deshi te shfaqte edhe nje here besimin e tij te nje histori e hapur ndaj ndihmesave te shkencave te tjera te njeriut ndash pa u shkrire asnjehere me to sepse historia ruan perparesine e pazevendesueshme te zoterimit te se kaluares si e kaluar qe i lejon asaj te rroke me mire te tanishmen. Dhe ai shprehu rishtas mospelqimin e tij te thelle per nje ndarje te programeve qe dukej se rrekej tacutei kapte problemet e tacutei perballonte veshtiresite sipas nje rregulli te kundert me rregullin qe do te bente te mundur zgjidhjen e tyre. Ne klasat e uleta historia e re. Ne ciklin e dyte e deri ne mature historia tradicionale ne trajte tregimi ngjarjet kronologjia lufterat. Ne nje kohe kur sipas tij ecuria duhej te ishte rreptesisht ne te kundert. Te shohim edhe nje here se cfare thote ai ne Chateauvallon Po te ishte ne doren time une do te jepja deri ne klasen e njembedhjete historine tradicionale historine-tregim rrefen ndalon shpjegon dicka qe eshte ca me e rendesishme dhe here-here sjell verejtje nga sociologjia ekonomia sociale etj. une do ta perqendroja historine e re fare dhe historine fare fare te re ne klasat e matures. Sepse mua me duket e llahtarshme e neveritshme qe ne mature tlsquoi pyesesh femijet per periudhen 1945 -1985 sic behet sot. Jam i sigurt se po te isha une pedagogu qe merr ne provim do te rrezoja ne mature cilindo historian Dhe nese do te merrja ne pyetje veten time do te rrezohesha dhe vete
Edhe kete nuk duhet ta marrim si nje shaka te thjeshte te thene ne euforine e ketij takimi. Artikulli i vitit 1983 u thote te njejten gje lexuesve te tij italiane me fjale me te qarta Nga se vjen ky skandal Nga nje vendim absurd i Ministrise se Arsimit. Une personalisht ashtu sic kam propozuar gjithmone do ta kisha vendosur nje hyrje ne historine e re vetem ne programin e matures. Historia e re eshte nje aneksim i qellimshem i shkencave te njeriut. Keto shkenca te ndryshme e shohin e shpjegojne boten e sotme e bejne peshtjellimin e saj te kuptueshem. Dhe me duket e domosdoshme qe ne moshen tetembedhjetevjecare ne prag te pergatitjes per nje zanat cfaredo te rinjte tane te kene njohuri per problemet aktuale te ekonomise dhe shoqerise per konfliktet e medha kulturore ne bote per larmine e qyteterimevehellip
Pra ne menyren e tij ngacmuese F. Braudel-i ka dashur te shprehe vazhdimisht deri ne fund besimin e tij te brendshem ndaj nje projekti te vertete pedagogjik qe do tacutei linte historise Kush mund ta mohoje rolin e dhunshem te historise nje vend qendror dhe do ta perdorte ate si nje instrument te privilegjuar per ta bere boten te lexueshme dhe te kuptueshme ne te vertete per te lexuar dhe kuptuar te kaluaren dhe te tanishmen se bashku. Por ai nuk ka reshtur se perserituri me te gjitha tonet se vetem historia tradicionale ndash te rrefyerit mbeshtetur ne nje kronologji te perpikte ndash ishte ne te njejten kohe e afte te terhiqte vemendjen e nxenesve me te rinj ndash femijeve ne kundershtim me te rriturit e maturave ndash dhe tiu jepte atyre nxenien e domosdoshme te kohes. Mirepo do te ishte gabim po te shihnim ne kete pohim te perseritur pareshtur nje argumentim rrethanor qe kerkon te rivendose ne emer te sacutedi se cfare ekumenizmi vazhdimesine midis historise tradicionale dhe asaj historie te re ne nje kohe kur ai ia kishte kushtuar energjite e tij prej hulumtuesi dhe kompetencat e tij prej administratori shkencor krijimit te shkeputjes se njeres nga tjetra. A thua se i duhej ta shfajesonte me cdo kusht historine qe parapelqente ta quante pararoje sic ka nje matematike pararoje nga te gjitha mekatet qe i visheshin vend e pa vend a nuk e kishin bere per kete arsye pothuajse ne nivelin me te larte njerin nga fajtoret e ngjarjeve te majit 1968 ne France
Me pjekurine veshtiresite e ndeshura dhe deshtimet F. Braudel-i padyshim do ta saktesoje dhe forcoje poziten e tij. Por eshte mire qe kycin e vertete ta kerkojme shume me heret ne pervojen e grumbulluar gjate dhjete-dymbedhjete vjeteve pune ne arsimin e mesem ne Algjeri dhe ne Paris midis viteve 1923 dhe 1935. Megjithese ai mund te merret me hulumtime per ta nxitur gjalleruar e rinovuar historine. Kjo sipas tij eshte bere ne radhe te pare per tacuteu mesuar. Dhe nje nga konferencat e tij te para ne Brazil ne shtator te vitit 1936 ne Instituto de Educacao de Sao Paulo mban pikerisht titullin Pedagogji dhe histori teksti i botuar ne ate kohe ne portugalisht ne broshuren Archivos te ketij instituti u ribotua atje me 1955 ne Revista de historia te Sao Paulo-s nr.23 fq.2-21. Duke u marre me pergatitjen e librit Mesdhe F. Braudel-i do donim te thonim Braudel-i perpara Braudel-it shpjegon aty thelbin e asaj qe ai do ta perserise vazhdimisht gjate pesedhjete vjeteve.
Per ta shnderruar romanin shkollor ne roman aventurash po bej nje perkthim te lire nga portugalishtja nuk ka asnje te fshehte tjeter vec asaj thjeshtesie qe merret me thelbin jo thjeshtesia qe e gjymton te verteten qe formulon boshin dhe qe kthehet ne nje tramplin te mediokritetit por thjeshtesia qe eshte qartesi drite e mencurisehellip Te merresh me ate qe perben zemren e nje qyteterimi Greqia nje qyteterim ne detin Egje nga Thraka deri ne Krete ndash dhe jo te gadishullit ballkanik. Egjipti nje qyteterim rreth Nilit te zbutur. Modeli i Braudel-it Henri Pirenne-i historiani i pare i sotem ne gjuhen frenge dhe nepermjet tij nje mesimdhenie e cila u kthen shpinen librave duke i besuar fjales. Qe te jesh i kuptueshem debo fjalet abstrakte. Qe te te degjojne mos ia hiq historise interesin e saj dramatik dhe perpiqu qe historia te jete gjithmone terheqese. Te japesh mesimin e historise do te thote te dish ta tregosh ate. Dhe duke perfunduar te kalosh nga veprimtaria historike ne veprimtarine didaktike eshte njesoj si te kalosh nga nje rrjedhe uji ne nje rrjedhe tjeter. hellip Vini re detyra juaj pedagogjike nuk duhet te drejtohet nga parapelqimet tuaja shkencore. Une kembengul. Kolegu yne nuk do te kryente asnjeren nga detyrat e veta neqoftese do tacuteu fliste nxenesve vetem per shoqeri ceqe per cmime te grurit. Historiografia ka kapercyer ngadale faza te ndryshme. Ajo ka qene kronika e princeve historia e betejave ose pasqyra e ngjarjeve politike sot fale perpjekjeve te pioniereve te guximshem ajo futet thelle ne realitete ekonomike dhe sociale te se kaluares. Keto etapa jane si shkelcet e nje shkalle qe ju con tek e verteta. Kur jeni midis studenteve mos kaperceni asnje nga keto shkelce hellip E rendesishme per te shpjeguar baticat dhe zbaticat shton ai me tej duke e huazuar shembullin nga nje gjeografi qe ne France eshte e lidhur ngushte me mesimin e historise nuk eshte te nisesh nga teoria shkencore me e perpikte e rendesishme eshte tacuteia dalesh tacutei shpjegosh ato. Dhe Batica dhe zbatica e matures e demaskuar nga Henri Poincare-ja mund te jete nje pikenisje e shkelqyer pedagogjike. Keto radhe nxjerrin ne pah vazhdimesine thuajse befasuese te nje qendrimi te percaktuar prej shume kohesh dhe te mbajtur deri ne diten e fundit ato nxjerrin ne pah F. Braudel-in ose nje lloj pasioni per mesimin e historise d.m.th. te historise qe mesohet. Kush do te guxonte te thoshte se ky propozim pedagogjik sot ne kohen e reformes se re e ka humbur aktualitetin e tij Gjithsesi le te shenojme kalimthi se ky propozim i mbrojtur me pasion per historine vlen gjithashtu per shkencat e tjera po aq themelore per F. Braudel-in si matematika ose gramatika.
Do te mjaftohem ketu te skicoj ate piste te trete e cila do te prirej ta rivendoste kete liber gjoja te dores se dyte dhe bashke me te nje teresi tekstesh te tjere ne vazhdimesine e nje vepre. Duke qene rob i suksesit te tij F. Braudel-in shpesh e kane mbyllur brenda te njejtit liber dhe shume njerezve u ka pelqyer te gjejne kundershti midis veprave Mesdhe Qyteterimi material dhe Historia e Frances te parapelqejne njeren apo tjetren. Une besoj te kunderten besoj se vepra e tij me kalimin e kohes arrin sot te behet njeherazi e lexueshme ne teresine dhe ne vazhdimesine e saj. Fjala e thene dhe ajo e shkruar duke qene perseritese si njera edhe tjetra te japesh mesim do te thote te perseritesh ishte nje nga motot qe i pelqenin luajne ne te te lidhura ngushte se bashku nje rol qendror ne perpunimin e nje mendimi e nje formulimi e nje stili. Ato i japin mundesi te luaje me idete dhe me konceptet tacutei zoteroje ato pastaj tacutei braktise perpara se tacuteu gjeje shprehjen dhe vendin perfundimtar. Rifillimet nga nje tekst ne tjetrin ashtu si tjegullat e nje catie qe mbulojne njera-tjetren te krijojne pershtypjen e nje siperfaqeje homogjene. Por kjo e fundit ne shpeshtjelljen e saj sjell vazhdimisht motive te reja te cilat ne fillim vetem sa skicohen pastaj pak nga pak zhvillohen e integrohen gjithmone duke perparuar.
Ne kete veshtrim Gramatike e qyteterimeve ze nje vend ndermjetes midis nga njera ane botimit te pare te Mesdheu-t 1949 dhe nga ana tjeter botimit te tij te dyte 1966 dhe vellimit te pare te Qyteterimit material 1967. Ajo mbeshtetet hapur te Kapitulli V i Enciklopedise franceze vell. XV 1959 Historia e qyteterimeve e kaluara shpjegon te tanishmen e ribotuar te Shkrime per Historine 1969 fq. 255-314 si dhe tek shume tekste te tjere te medhenj te po atyre viteve nder te cilet renditet i pari libri Histori dhe shkenca sociale veshtrim afatgjate La langue dureacutee Annales ESC 1958. Ne te vertete Gramatike e qyteterimeve i dha rastin F. Braudel-it te zhvillonte dhe tacutei jepte fund doemos perkohesisht duke perfituar nga keshillat dhe njohurite e hulumtuesve te shumte te thirrur me nismen e tij ne departamentin e Lemeve Kulturore te Seksionit VI te Shkolles Praktike te Studimeve te Larta - sot Shkolla e Studimeve te Larta Sociale - nje reflektimi pikerisht rreth nocionit te qyteterimit qe te Mesdheu haset si i pari dhe me i nderlikuari nder kategorite e qendrueshme me te gjitha kontradiktat qe ai sjell. Sepse qyteterimet jane vellazerore dhe liberale por ne te njejten kohe te mbyllur perjashtues te vrazhde hellip paqesore dhe jo me pak luftarake me nje ngurtesim te habitshem dhe ne te njejten kohe te levizshem bredharake. Pak nga pak krijohet nje fjalor qe sic ndodh gjithmone me F. Braudel-in mbeshtetet ne nje rrjet imazhesh te lidhura mire mbivendosja e niveleve gershetimi i zgjatjeve ne kohe etj. Dore pas dore ai sakteson kuptimin qe do tacutei jape cdo fjale ne nje sistem qe i perket vetem atij dhe qe perligjet para se gjithash me aftesine per tacuteu pershtatur sa te jete e mundur me mire brenda kontureve te nje bote reale te nderlikuar duke sugjeruar per kete gjithcka qe per shkak te mungeses se kthjelltesise i shpeton analizes. Mjafton te sjellim ndermend fjalen kulture per te cilen pasi ishte menduar per nje kohe te gjate dhe me tej ne faqet qe vijojne duke marre si referim gjuhen gjermane per marredheniet midis qyteterimit dhe kultures ai me ne fund te shkruaje se nje kulture eshte nje qyteterim qe nuk e ka mberritur ende pjekurine kulmin qe nuk e ka siguruar zhvillimin e tij Qyteterimi material I fq. 79. Perkundrazi i perkufizuar ketu radhazi duke iu referuar hapesires shoqerise dhe mendesive kolektive ne vitin 1963 qyteterimi identifikohet pikerisht me kohezgjatjen e konsiderueshme Me ate cka kembengul te mbijetoje nepermjet nje vargu ekonomish nje vargu shoqerish e qe ndryshon me shume veshtiresi dhe pak nga pak. Por jo me teresine e historise per te cilen ai vazhdon te jete ne kerkim te nje fjale te trete qe nuk eshte as qyteterim as kulture 1959 e per te cilen me ne fund vec me vone ai do te zgjedhe fjalen shoqeri te perkufizuar kete here ne njejes si teresi e teresive.
F. Braudel- i e ka bere shpesh te veten dhe nje here te fundit ne hyrjen e librit Identiteti i Frances pohimin e Marc Bloch-ut Nuk ka histori te Frances. Ka vetem nje histori te Evropes por duke shtuar aty per aty Nuk ka histori te Evropes ka nje histori te botes. Nuk pati kohe ta perfundonte kete histori te Frances e cila ishte ai e dinte sfida e tij i fundit. Ai vetem sa e skicoi me ane te filmit dhe tekstit LacuteEurope Paris Arts et Metiers Graphiques 1982 ate histori te Evropes qe e paralajmeron Mesdheu. Me vepren Qyteterimi material ekonomi dhe kapitalizem ai na ka dhene nje histori te botes e cila ndryshe nga Mesdheu dilte tek nje pyetje per te tanishmen dhe te ardhmen e afert. Per me shume se nje arsye kjo gramatike e qyteterimeve te botes aktuale e pergatiti e ploteson ate histori.
Historia e Braudel si manual
Eumlshte konsideruar si nje nder figurat me te shquara te shekullit te njezete duke pasur parasysh librin Gramatike e qyteterimeve qe ribotohet nga Institutit te Dialogut dhe Komunikimit perkthyer nga shkrimtari Fatos Kongoli. Kjo veper ku Fernand Braudel-i na meson historine eshte nje manual qe udheheq permes labirinteve te qyteterimeve te botes. Ai u drejtohet sa specialisteve te historise po aq edhe publikut te gjere e sidomos shkollareve. Kjo gramatike e qyteterimeve qe vazhdon prej vitesh te botohet e te ribotohet me sukses ne mbare boten e perkufizon Qyteterimin ne marredhenie me hapesiren shoqerine ekonomine dhe mentalitetet kolektive. Nje tekst qe synon te tregoje dhe te provoje se historia shkenca me e re dhe me terheqesja nder dijet njerezore mund te mesohet dhe gjithashtu se si duhet dhene mesimi i saj. Nje parim themelor ti besh te interesuar ata te cileve u drejtohet historia dhe tu japesh mundesi ta perballojne boten ku jetojne duke e kuptuar ate. Ne te vertete sipas Braudel-it nuk ka histori qe nuk u pergjigjet nepermjet pyetjeve dhe kthimit te se kaluares kureshtjeve pasigurive dhe problemeve te se tashmes. shkruan Maurice Aymard drejtor i Shkolles se Studimeve te Larta Sociale administrator i Shtepise se Shkencave Njerezore.
Braudel-i ka meriten e madhe se kuptoi qe evolucioni historik eshte i papermbajtshem dhe se duhej dale nga koncepti europeo-centrist qe dominoi historiografine e shekullit XIX dhe te gjysmes se pare te shek. XX per te ndertuar me ne fund nje vizion global mbi boten. Mund te thuhet pa hezitim se Fernand Braudel ka futur jo vetem konceptin e historise sociale por sidomos rolin e shoqerive ne historine ekonomike - shkruan Pierre Daix historian specialist i vepres se Braudel-it shkrimtar kritik arti publicist i njohur. Fernand Braudel 1902-1985 eshte perfaqesuesi me i shquar i Shkolles se Analeve themeluar me 1929 nga Marc Bloch dhe Lucien Febvre qe perben nje nga rrymat me te njohura te historiografise moderne.
Profesor i historise dhe i filozofise qe para Luftes II Boterore drejtor i studimeve shkencore ne Shkollen e Studimeve te Larta Sociale qe ne vitin 1937 profesor i Historise se Filozofise Moderne ne Kolegjin e Frances themelues i Shoqates Nderkombetare te historise ekonomike dhe administrator i Shtepise se Shkencave Njerezore me 1962 anetar korrespondent i shume Akademive te huaja si ajo e Budapestit e Mynihut e Madridit etj. ai u zgjodh anetar i Akademise Franceze me 1984.
Braudel-i me vepren e tij revolucionarizoi menyren e te konceptuarit por edhe te te shkruarit te historise. Braudel-i tregoi se historia nuk mund te ekzistoje e pavarur prej veshtrimit te historianit i cili nderhyn ne cdo etape te rindertimit te historise. Ai sjell nje histori nderdisiplinare e cila nuk tregon vetem duke u mbeshtetur te deshmite e te psikologjia por edhe te gjeografia ekonomia politike sociologjia duke futur keshtu shkencat sociale ne histori e duke ofruar nje vizion global te Historise me te cilen Braudel-i kaperceu kufijte e Frances per tu bere nje nga referencat e letersise historike boterore mes te cilave mund te permendim Mesdheu dhe bota mesdhetare ne epoken e Filipit II Qyteterimi ekonomia dhe kapitalizmi shekulli XV - XVIII MESDHEU njerezit trashegimia hapesira dhe historia Dinamika e Kapitalizmit Identiteti i Frances Historia dita me dite Kujtimet e Mesdheut.
Re. Ku.