E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat, shperndarja ne gusht

Tirane-Tekstet shkollore do te fillojne te shperndahen ne te gjitha librarite te cilet jane autorizuar per kete shitje, ne fillim te muajit gusht. Ministra e Arsimit dhe Shkences ka marre kete vendim ne menyre qe te mos krijohen probleme ne radhe por edhe qe nxenesit te mos shkojne ne shkolle gjate diteve te para pa libra. "Pas perfundimit te perzgjedhjes se librave shkollore dhe realizimit te shtypjes se librave nga botuesit perkates, librat shkollore, do te jene ne pikat e shitjes, prane shkollave dhe ne librari, qe ne muajin gusht" eshte shprehur drejtori i Bordit te Miratimit te Teksteve, Agim Duka. Sipas tij, keshillohet qe te gjithe prinderit dhe nxenesit te blejne librat shkollore duke filluar qe nga muaji gusht, per te evituar radhet ne pikat e shitjes.

Shperndarja

Vetem pas pak ditesh te gjitha librarite te cilet jane te autorizuara te shesin tekstet shkollore do te furnizohen me librat per arsimin baze 9 -vjecar dhe ate te mesem. Pervec teksteve keto librari do te tregtojne edhe altertekstet dhe per kete arsye Ministra e Arsimit ka vendosur te rrise numrin e pikave ku do te tregtohen librat shkollore. Ky ka qene vendimi me i fundit i marre nga institucioni i larte arsimor i cili pas perfundimit te perzgjedhjes se librave, shtypjes se tyre do te nise fazen perfundimtare ate te shperndarjes tek nxenesit. "ne te gjitha shkollat e vendit do te afishohet nje njoftim per te saktesuar pikat e shitjes, lista e librave shkollore dhe botuesit e tyre" ka pohuar drejtori i Bordit te Miratimit te Teksteve, Agim Duka. Sipas tij, cdo shkolle do te kete te percaktuar piken e shitjes se librave shkollore, librat qe nxenesit do te perdorin per kete vit akademik si dhe shtepine botuese ne te cilen jane shtypur keto libra. Sipas te dhenave shitja e librit shkollor do te vazhdoje ne keto librari per gjate gjithe vitit akademik, nderkohe qe keshillohet blerja e tyre gjate muajit te ardhshem ne menyre qe te mos krijohen probleme ne mesimdhenie.

Kompensimi

Ndryshe nga nje vit me pare skema e kompensimit te teksteve shkollore do te aplikohet vetem ne arsimin baze, pra ate 9 vjecar. Ky ka qene vendimi me i fundit i Ministrise se Arsimit dhe Sindikatave dhe kjo per vete faktin se ky sistem ka edhe numrin me te madh te nxenesve. Duke filluar nga ky vit shkollor gjimnazistet nuk do te perfitojne kompensim financiar te plote per librat por vetem per ate pjese te fondit qe do te mbetet pas subvencionimit te teksteve te arsimit baze. Do te jete fondi prej 2,8 milione euro i akorduar nga Ministria e Arsimit per kompensimin e librave shkollore, por ende nuk eshte percaktuar se sa do te jete masa e subvencionimit. Ndryshe nga vitet e kaluara kete vit eshte parashikuar qe subvencionimi i teksteve shkollore per arsimin baze te behet edhe per arsimin privat. Kjo per vete faktin se numri i nxenesve qe jane te perfshire ne kete sistem eshte shume i madh. Nje tjeter fakt qe ka detyruar drejtuesit e MASH te marrin vendimin per kompensimin e teksteve shkollore eshte edhe nxitja e femijeve qe e kane braktisur arsimin baze per shkak te pamundesise per te blere librat. Kjo ka qene nje nga kerkesat e Sindikates se Arsimit e cila ia ka propozuar ministrise dhe kjo e fundit ka dhene "OK" per kete kerkese.

Prinderit te terheqin faturat tatimore

Pas blerjes se teksteve te sistemit 9-vjecar prinderit jane te detyruar qe te terheqin faturat tatimore. Kjo per vete faktin pasi me ane te ketyre faturave do te behet edhe kompensimi i ketyre teksteve. Kurse per gjimnazin nxenesit apo prinderit nuk kane te detyruar te bejne kete veprim pasi ato nuk kompensohen

Kete vit me shume librari per shperndarje

Ndryshe nga viti i kaluar MASH ka marre vendimin per zgjerimin e pikave ku do te behet tregtimi i librave. Nje nga efektet pozitive te reformes se Altertekstit ka qene shtimi i numrit te librarive ne te gjithe vendin, madje edhe ne zona ku nuk ka pasur deri me sot, te cilat do te ofrojne kete sherbim te librit edhe pas sezonit te shitjes se librave shkollore

Viti i kaluar, probleme me kompensimin

Jo pak probleme hasen prinderit vitin e kaluar per te marre kompensimin e parave. Duke qene se gjate shitjes se teksteve shkollore u krijuan radhe te gjata, prinderit u mjaftuan vetem me marrjen e librave duke lene faturat ne duart e shitesve. Kjo u krijoi jo pak probleme atyre, sepse u kompensuan ata persona qe bashke me librat kishin terhequr edhe faturen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›