E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, kontrolle per makinat e vjedhura

Vlore - Fluksi i ardhjes se emigranteve shqiptare ne vend, per te kaluar pushimet nuk ka lene pa prekur dhe doganen e portit te Vlores, por me nje specifike pasi kontrollet per makina te vjedhura jane te rrepta. Gjate dites se djeshme, burime nga uniformat blu te qytetit bregdetar kane bere te ditur se kane kaluar nje numer i madh njerezish. Keshtu sipas burimeve, gjate dy diteve me pare ne portin e Vlores kane mberritur me tragete nga Italia dhe vende te tjera, me shume se 870 pasagjere si dhe 300 automjete. Ndersa nje dite me pare per te kaluar pushimet ne vend kane hyre 800 pasagjere dhe 270 automjete. Burimet nga policia e qytetit bregdetar kane bere te ditur per gazeten se, emigrante qe vijne ne Shqiperi nuk kane pasur asnje problem gjate proceseve te kontrollit. Ata nuk kane qendruar per shume kohe ne radhe, pasi gjithcka ka qene e thjeshtuar dhe e organizuar. Drejtoria e Policise beri te ditur se jane shtuar sportele dhe eshte rritur numri i efektiveve qe sherbejne per kontrollin e te ardhurve, kjo si pasoje e numrit te madh te emigranteve qe pritet te vizitojne vendin tone gjate ketij sezoni. Ne fokus te vecante kane qene makinat luksoze te cilat jane kontrolluar me imtesi ne piken doganore, kur ato dyshoheshin se jane te vjedhura.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›