E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, Seriali killer rrefen: Si kreva 4 vrasjet

LIBRAZHD- Prej më shumë se 16 vitesh në fshatin Prevallë 40 km larg qytetit të Librazhdit flitej nën zë për zhdukjet e mistershme apo vdekjet e papritura të banorëve të tij.Për vite të tëra fshatarët pëshpërisnin emrin e Haki Miskut, si fajtor për zhdukjen e bashkëshortes së tij, Mimoza 1994, vdekjen e njerkut Gani Fejzulla Bruku në korrik 1995. Asnjë provë konkrete për prokurorinë, asnjë dëshmi që të vërtetonte krimet makabre të 50 vjecarit për të parandaluar vrasjen e mësuesit të fshatit të ndodhur një muaj më pas dhe për të ardhur në ditët e sotme, kur Haki Miska goditi për vdekje me sopatë nënën e tij 70 vjecare dhe plagosi rëndë, në tentativën për të vrarë, të bijën 18 vjece.Nga hetimet e para të policisë konfirmohet se dijeni për krimet e të birit, veçanërisht atë të vrasjes së bashkëshortes së tij dhe të njerkut ka pasur dhe Dije Misku. 70 vjecarja pas më shumë se një dekade do të mbetej vetë viktimë e monstruozitetit të të birit duke marrë në varr dhe sekretin e frikshëm.“Në tri vrasjet e para, killeri Misku nga Pervalla e Librazhdit, ka qenë i dyshuari i parë i policisë. Por, alibitë e krijuara nga autori me mbështetjen e së ëmës (më pas dhe ajo do ishte viktima e radhës), ai ka mundur t'u shpëtojë prangave për 16 vjet”- u deklarua në konferencën e djeshme për shtyp nga kreu i policisë së Elbasanit Sajmir Muca dhe kreu i prokurorisë së Elbasanit Edvin Gogaj. I kapur "mat" mëngjesin e ditës së diel në një kasolle të braktisur në Prevallë të Librazhdit ku fshihej prej 10 ditësh, monstra Haki Misku 50 vjeç, nuk ka ndjerë asnjë pendesë për vrasjen me sëpatë të së ëmës Dije Misku dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare, Besiana Misku. Por kur ka mësuar se pas hetimeve dymujore policia ka grumbulluar prova dhe e akuzoi edhe për disa vrasje të tjera, ai ka pranuar gjithçka. "Po, kam vrarë nënën, kam plagosur vajzën (doja ta vrisja dhe atë), kam vrarë gruan, kam vrarë njerkun dhe mësuesin e fshatit!", - u ka thënë ai policëve- shkruan sot Gazeta Shqiptare. Vrasja e pareViktima e parë e monstrës Miska është bashkëshortja e tij, Mimoza Selman Miska, e datëlindjes 04.03.1962, lindur në Elbasan dhe banuese në Prevallë të Librazhdit. Vrasja e saj ka ndodhur në prill të vitit 1994. Konfliktet mes tyre dhe ushtrimi i dhunës fizike nga Misku ndaj gruas ishin të vazhdueshme. Atë ditë të krimit makabër, konflikti ka arritur pikun. Pasi e ka torturuar mizorisht, ai e ka goditur me kazmë e mjete të tjera duke e lënë të vdekur. Më pas e ka marrë kufomën e gruas dhe e ka varrosur disa metra larg shtëpisë, në vendin e quajtur "Gropa e Miskut". Më pas e denoncoi gruan si të humbur. Krimi makabër është mësuar nga e ëma e Haki Miskut, por është mbajtur fshehur prej saj, derisa vetë ajo u bë viktimë e tij. Mbrëmjen e ditës së diel Misku tregoi vendin ku kishte varrosur gruan, ndërsa mesditën e djeshme u gjetën pas 16 vjetësh eshtrat e saj. "E vrava gruan se ma kishte sjellë në majë të hundës", - ka pohuar vrasësi.Vrasja e dyte Viktima e dytë e Haki Miskut është Gani Fejzulla Bruku, njerku i tij, i datëlindjes 4 korrik 1935. Vrasja u krye më 7 korrik të vitit 1995. Gjithçka ka ndodhur pas një sherri, ku Bruku e akuzonte Miskun se kishte vrarë gruan. Ndërkohë që mes tyre ishte dhe një konflikt pronësie. Nga hetimet e policisë dhe nga pohimet e vetë vrasësit mësohet se Bruku, pasi është torturuar nga dhëndëri Misku, është goditur me mjete të forta. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Duke krijuar alibinë se "Bruku ra nga një pemë", Misku arriti t'u shpëtojë prangave. Prezente në krimin e të birit dhe alibinë e ngritur ka qenë dhe Dije Misku, e cila do të ishte vetë viktimë më 5 shkurt 2010.Vrasja e treteViktima e tretë e monstrës Misku është mësuesi Qamil Din Luka, lindur dhe banues në fshatin Funarës të komunës Orenjë të rrethit të Librazhdit. Kjo vrasje ka ndodhur më 18 gusht të vitit 1995, për motive xhelozie. Misku, pasi e ka torturuar mësuesin, e ka hedhur nga maja e një shkëmbi në vendin e quajtur "Shkalla e Kuqe", ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Atë kohë vrasja u quajt aksidentale, pasi mësuesi njihej si përdorues i pijes alkoolike. Vrasja e katertVrasja e fundit (e pranuar nga i akuzuari) është ajo e nënës së tij, Dije Fatit Brukut (Misku) e datëlindjes 1949, lindur e banuese në fshatin Prevallë të komunës së Lunikut në Librazhd. Vrasja ka ndodhur më datë 4 shkurt 2010 në banesën e tyre. Pas debatit mes tyre për probleme familjare, ai e ka goditur të ëmën me sëpatë duke e lënë të vdekur në vend. Me sëpatë ka masakruar dhe vajzën e tij Besiana Misku, 18 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autori u arratis dhe vetëm pas kërkimeve 10- ditore u bë e mundur kapja e tij.(Suela Gera/Fatmir Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›