Librazhd, gjendet i pajetë poshtë urës 50-vjeçari
Një person është gjetur i pajetë poshtë një ure në aksin Librazhd-Prrenjas. Viktima i identifikuar si shtetasi Sadik Mënalla, 50 vjeç është nga fshati Kokrem i Librazhdit dhe sipas të dhënve paraprake mendohet se ka rënë nga ura.
50-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë pranë fshatit Hotolisht nga kalimtarë të rastit të cilët më pas kanë sinjalizuar menjëherë policinë.
Policia ka mbërritue menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 50-vjeçarit, ndërkohë që paraprakisht me nodhet se ngjarja ka qenë aksidentale.
20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Librazhd, gjendet i pajetë poshtë urës 50-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip