Elbasan, “burg pa afat” për pedagogun Isidor Koti

E njëjta masë është marrë edhe ndaj studentes së arrestuar, Klaudja Kushi, e cila punonte si seksere për marrjen e parave ndaj studentëve që ngeleshin qëllimisht.
Prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj, kërkoi masën e arrest me burg, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan masë më të zbutur. Pedagogu Koti u arrestua në flagrancë të shtunën e shkuar teksa me vete iu kapën edhe 80 mijë lekë të rinj dhe rreth 300 euro. Vëzhgimet ndaj Kotit dhe më pas arrestimi i tij erdhi pas denoncimeve nga studentët se në vijimësi u kërkonte para në këmbim të notës.
Ndërkohë, 21-vjeçarja, Klaudja Kushi, studente e vitit të dytë për Gazetari, shërbente si seksere në marrjen e parave. Gjatë seancës së sotme, dy të pandehurit mohuan akuzat. /S.Ll/Start/
2012-09-19 16:26