E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd nje 30 vjecar gjen vdekjen nga tensioni i larte

Një 30 vjeçar ka gjtur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën e tensionit të lartë.

Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Hotolisht të rrethit të Librazhdit, kur shtetasi Avni Alliu, 30 vjeç, me banim në këtë fshat, së bashku me dy të afërmit e tij, Flamur dhe Nazmi Alliu, gjatë natës kanë shkuar në një shtyllë të tensionit të lartë për të vjedhur tela dhe kabllo elektrikë me qëllim shitjen e tyre.

Si pasojë e kontaktit që shtetasi Avni Alliu ka pasur me rrymën e tensionit të lartë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Mësohet se dy të afërmit e e 30 vjeçarit janë shoqëruar për në komisariatin e Policisë në Librazhd me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së 30 vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›