E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje prefektura masa per sezonin turistik

Nënprefektura e Lushnjes ka marrë një plan masash për sezonin turistik veror.

Për ti krijuar dhe garantuar pushuesve kushte sa më të mira të sigurisë, ambiente e standarte për pushime në zonat turistike, u hartua një plan masash i cili konsistonte në ngritjen e grupit të punës në rang nënprefekture. Nënprefekti i rrethit Lushnje Florian Dani, në mbledhjen e kryer për këtë qëllim u ka lënë detyrë kryetarit të Bashkisë Divjakë dhe kryetarit të komunës Remas të ngarkojnë strukturat policore për përballimin e trafikut të automjeteve në sezonin turistik.

Përcaktimi i distancës për të gjitha plazhet sipas pozicionit dhe thellësisë së ujit , e cili duhet të jetë jo më e vogël se 100-300 m dhe jo më larg se 1 milje nga bregu ishin të tjera detyra të ngarkuara për zbatim bashkive të zonave bregdetare.

Në veçanti, rëndësi iu kushtua marrjes së masave për parandalimin e ndotjes se plazhit Divjakë nga plehrat e hedhura mbi lumin Shkumbin e Seman. Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me NJ.Q.V. duhet të rrise kontrollin në drejtim të pastërtisë së ambientit në zonat e plazheve si dhe largimin e depozitimit të mbetjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›