E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, një rrugë merr emrin e një britaniku

Një bamirës britanik, është nderuar në Shqipëri për punën e tij. Tabloidi “SundayMirror” pasqyron këtë fakt në faqen e saj zyrtare në web. Sipas tabloidit, mirenjohja ndaj britanikut u shperble duke i vene nje rruge emrin e tij 

LIBRAZHD-Një bamirës britanik, është nderuar në Shqipëri për punën e tij me të varfrit. Si shenjë nderimi, Bashkia e Librazhdit i vuri emrin e tij, një rruge të qytetit. Tabloidi “SundayMirror” e pasqyron këtë fakt në faqen e saj zyrtare në web. Sipas tabloidit, banoret e Librazhdit u shprehën mirenjohes për punën e 68 vjeçarit, Adrian Edgar, i cili per Krishtlindje shpërndau 25 mije palë këpucë per femijet e ketij qytetit. Barmirësi britanik ka ndihmuar në Librazhd për rreth 10 vjet. Nga ana e tij, Adriani nga Gosporti u shpreh se eshte perpjekur te ndihmoje sadopak të varfrit në këtë qytet sipas menyrës së tij”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›