E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, zbulohen lëndë luftarake buzë lumit

Sektori i krimit në policinë e Beratit, gjeti këtë mesditë 20 predhat anti tank dhe 50 arka me 760 copë fishekë secila,të fshehura në breg të lumit Lapardhicë në fshtatin Lapardha. Policia dyshon se kanë qëndruar aty që nga viti 1997,ndërkohë po punohet për të gjetur poseduesit e tyre. 

BERAT- Policia e Beratit zbulon 20 predha te kalibrit të arteliersisë së rëndë anti tank të fshehura në breg të lumit Lapardhicë në fshtatin Lapardha. Sektori i krimit në policinë e Beratit gjeti këtë mesditë bashkë me predhat edhe 50 arka me 760 copë fishekë secila.
Sipas burimeve të policisë mësohet se zbulimi u bë i mundur pas një informacioni anonim, ndërsa nuk dihen ende se kush janë poseduesit e një sasie të tillë lënde luftarake. Predhat antitank dhe fishekët të tipit automatik model 56, ishin të fshehura në breg të lumit dhe dyshohet se kanë qëndruar aty që nga viti 1997 kohë e hapjes së depove të armëve. Policia po heton për të gjetur poseduesit e tyre.

(e.n/ News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›