Librazhd, sherr në tenderin e shfrytëzimit të pyjeve, një person qëllon me pistoletë
Gara për dhënien e një tenderi për shfrytëzimin e pyjeve është përcjellur me të shtëna armësh në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor të rrethit të Librazhdit, ku një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me pistoletë gjatë mbledhjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në komisariat të personat që merrnin pjesë në tender, të cilët më pas janë liruar.
Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e autorit që qëlloi me pistoletë.