E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha hap fushatën në Durrës, prezanton kandidatët për këtë qark

Pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale në kryeqytet, Partia Demokratike prezanton sot në Durrës kandidatët për deputet në këtë qark. Koncerti festiv me këngëtarë të njohur të vendit ka startuar në qytetin bregdetar, ndërsa në shëtitoren Taulantia janë mbledhur qindra simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.

Kreu i PD-së Sali Berisha në rrjetin social Facebook i ka cilësuar kandidatët e Durrësit si uragan të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

Lista e kandidatëve për deputetë të PD për qarkun e Durrësit kryesohet nga Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ndërkohë që pjesë e garës së përbashkët si koalicion është dhe ish eksponenti i PS, Agron Duka, i pari në listën e PR për Durrësin.

DURRËS
1. Eduard Halimi
2. Gent Strazimiri
3. Albana Vokshi
4. Igli Cara
5. Oerd Bylykbashi
6. Osman Metalla
7. Vullnet Topalli
8. Lufter Xhuveli
9. Kseanela Muderizi
10. Zamir Ramadani
11. Merita Bakiu
12. Arjan Dedej
13. Mirlinda Çeka

Një ditë më parë Partia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një organizim festiv në sheshin Nënë Tereza, PD-ja prezantoi edhe kandidatët për deputet për qarkun e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›