Libri i Ramiz Alisë ngjall polemika

Kujtimet e Ramiz Alise te permbledhura ne librin “Jeta ime” ngjallin polemika dhe kundershtime nga bashkekohes te ish presidentit shqiptar. Nje prej tyre eshte Astrit Leka, shok i ngushte i kohes se Luftes nacionalclirimtare) qe pasi ka lexuar librin e Alise e akuzon ate per shtremberime te fakteve qe lidhen sidomos me kohen e luftes.
"Une them me bindje se libri ka jo pasaktesi, po shtremberime e shumta, dhe nuk e prisja kurre qe ai pas gjithe ketyre ngjarjeve, permbysjeve, rrahje mendimesh dhe nje bote e tere eshte marr me kete regjim 45-vjecar te Shqiperise te arrinte te shkruante ne kete menyre dhe ta nxirrte veten kaq pa asnje pergjegjesi", thote Astrit Leka, historian/ veteran i Luftes.
Astrit Leka, i cili ka nenvizuar shume pasazhe nga libri i Alise nuk ndalet vetem ne akuzat per shtremberime te fakteve....ai thote qe ky liber me kujtime jo vetem ka shume pasaktesira por mbi te gjitha thote ai...Ramiz Alia nuk reflekton mbi gjithe ngjarjet qe pasuan luften dhe clirimin e Shqiperise, por justifikon veprimet dhe krimet qe u bene me pas.
"Ai sot eshte qytetar i lire, pa perfundime pse u dashka me doemos te dale me cdo gje te justifikohet. Po te vesh re ne te gjitha vendet u denuan keta, u denuan ata, denimet qene te renda. Por kur thuhet denimet qene te renda supozon qe duheshin denuar. Te gjitha vendimet e marra karshi kaq kuadrove qe luftuan luftetaret, vullnetaret, per luften clirimtare te vendit tone, te gjitha u denuan", vijon Leka.
Ndonese te shumte kane qene zerat qe vene ne dyshim shume prej fakteve te shkruara ne librin me kujtime te Ramiz Alise, edhe pas ketij prononcimi publik ekskluzivisht per emisionin Almanak duket se polemikat do te jene te vazhdueshme.
Mira Tuci