E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Dade: Pranuam draftin e BE-së

Socialistet kane pranuar draftin e propozuar nga nderkombetaret, konfirmon Sekretarja per Marredheniet me Jashte ne Partine Socialiste Arta Dade. Eshte firma e kreut te mazhorances Sali Berisha qe mungon ne marrëveshjen e kompromisit thote opozita.

"Ne jemi dakord me draftin, i cili ka qene ne duart e politikes, por edhe ne duart e eksperteve respektiv te cilet kane punuar, jane takuar disa here dhe qe perfaqesojne PD dhe PS. Ne kemi ardhur tani ne nje limit, i cili eshte i perputhshem edhe ne opsionet qe ofrojne vete Bashkimi Europian dhe partneret tane euroatlantike te mbeshtetur dhe nga SHBA, dhe i takon Sali Berishen qe te jape OK, dhe te mos i coj gjerat pertej caqeve", tha Arta Dade, sekretare per marredheniet me jashte ne PS.

Nje takim Rama-Berisha ne kete situate mund te ishte nje zgjidhje sipas Arta Dades, e cila thote se kreu i socialisteve eshte i gatshem ne cdo moment te takoje kryeministrin Sali Berisha. "Edi Rama eshte i gatshem te takohet me zotin Berisha ne cdo moment dhe ne cdo situate per sa kohe qe gjithcka do te jete ne favor te zgjidhjes se krizes politike", vijon Dade.

Takim i dyte i mundshem ne Strasburg me ftesen e parlamentareve evropiane, mund te ndodhe, megjithëse kryesocialisti Edi Rama do te jete ne Amerike per disa dite ne nje aktivitet te Internacionales Socialiste, qe nis ne daten 20 qershor.

"Internacionalja socialiste mban mbledhjen e keshillit te Internacionales. Eshte interesant fakti qe mbledhja e keshillit behet ne Nju Jork, ne seline e OKB. Besoj qe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Edi Rama do te kete nje pjesemarrje aktive, ne menyre te vecante, dhe pas mbledhjes qe u mbajt ne Tirane", u shpreh ajo.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›