E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liçaj pranë largimit nga ekipi i Flamurtarit

Vlorë - Humbja e fundit e Flamurtarit me Apoloninë ka lënë një shije të hidhur tek drejtuesit e klubit vlonjat. Sipas burimeve pranë klubit të Flamurtarit trajneri Edmond Liçaj është pranë shkarkimit nga detyra. Skuadra vlonjate aktualisht ndodhet në vendin e tetë me 23 pikë.

Liçaj është trajneri i dytë tek kjo skuadër, pasi në fillim të sezonit ishte Kovaçiç. Kroati u largua për shkak të rezultateve të dobëta dhe në këtë post u emërua Liçaj. Me ardhjen e këtij të fundit Flamurtari arriti disa rezultate pozitive, por në javët e fundit ekipi nuk po zhbokohet dot. Javën e ardhshme Flamurtari do të luajë përsëri në fushën e vet, këtë radhë me Teutën e Durresit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›