E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen taksat me 30 për qind

Prishtinë - Biznesi kosovar në prishtinë do të paguajë më pak taksa. Duke filluar nga data 15 e këtij muaji, të gjitha bizneset që operojnë në territorin e komunës së Prishtinës do të paguajnë 30 për qind më pak tatime, kurse shitësit e librave dhe të luleve do të lirohen tërësisht nga tatimet. Vendimi pritet të merret nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës, derisa Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka përgatitur çmimoren e re të tatimeve në bazë të së cilës do të paguajnë bizneset.

Prej 21 prillit deri më 21 mars, Prishtina ka vendosur ta shpallë si muaj të luleve, ku në sheshin "Nëna Tereza" do të ketë shitës, të cilët do të shesin lule, pa paguar asnjë cent tatim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›