E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Licencen e celularit do e marre oferta me e larte"

Kryeministri Berisha sqaroi dje se licenca per operatorin e katert te telefonise celulare ne vend i eshte dhene kompanise e cila ofroi shumen me te madhe. Ne nje konference per shtyp kreu i qeverise deklaroi se kompania, e cila ka marre te drejten e kesaj licence ka ne perberje Posten dhe Telekomunikacionin e Kosoves dhe ofroi nje shume prej 7 milione eurosh. Sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, kjo ishte shifra me e larte e ofruar dhe per kete arsye ishte marre vendimi per t'jua dhene kesaj kompanie edhe licencen e katert te operatorise celulare. "Interesi publik na shtyu qe licencen per operatorin e ri celular t'ia japim kompanise qe ofroi shumen me te madhe. Ajo qe ka dhene shumen me te madhe dhe kushtet me te mira eshte kompania qe ka ne perberje Posten dhe Telekomunikacionin e Kosoves qe ofroi mbi 7 milion euro", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, licencen e kompanise se katert kerkonte ta merrte kryetari i opozites, Edi Rama se bashku me bashkepunetoret e tij. "Kjo pyetje eshte pyetje tipike qe tregon se si pronaret perdorin mediat, sepse Edili, se bashku me Edvinin, ishin 2 pretendentet kryesore te licences. A i keni pare ju se si turfullojne per Armon, vetem sepse Besniku i Tajvanit mbeti pa marre, pavaresisht se kishte rreth 30 milione me pak me Edi Ramen ne oferte? Oferta e tyre ishte 100 milione, nderkohe qe oferta e atyre qe fituan ishte 130 milione. Tani na doli ceshtja e licences, por licenca e Edilit dhe Edvinit ishte nja 2 ose 3 milione me pak se kjo tjetra. Perse pronari juaj nuk e beri 8 milione dhe atehere ai le te shikonte nese do t'ia jepnim atij ose jo kete leje. Absolutisht do t'ia jepnim atij, pavaresisht ketyre qe une them. Ka nje interes publik", deklaroi kreu i qeverise. Sipas tij, interesi publik nuk mund te cenohet ne asnje rast dhe ky interes eshte qe licenca i jepet atij qe ka dhene shumen me te madhe dhe ka ofruar kushtet me te mira dhe kjo eshte kompania e cila ka ne perberje Posten dhe Telekomin e Kosoves. "Ai ka sjelle 7 milione dhe ne nuk mund t'i themi se do t'ia japim Edilit me 4 milione. Jo, kjo nuk mund te ndodhe", tha kryeministri. Nderkohe qe ne lidhje me bllokimin sipas ligjit te privatizimeve te medha ne prag te zgjedhje, ai tha se jane nderprere te gjitha. "Une kam dhene urdher ministrive qe te nderpriten. Por kjo oferte eshte ne nje periudhe te pakten 2-3 muaj para zgjedhjeve. Megjithate, ju kur te deshironi mund te shkoni te njiheni me cmimin e dhene. Njera oferte eshte 7 milione, tjetra eshte 4-5 milione. Sigurisht qe fitues u shpall ai qe ofroi me shume. Nuk mjafton te besh presion mbi kete qeveri per te fituar tendere. Kjo nuk ndodh. Une ju garantoj se Edili, nese do ta kishte sjelle ate oferte me 8 milione, ai do te ishte fitues, sepse ne nuk shkelim ne interesin publik", tha Rama. Dy dite me pare ne komisionin parlamentar per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin miratoi projektin per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare ne Shqiperi, Poste Telekomunikacionit te Kosoves, ne perberje te se ciles jane Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution dhe ACI Engineering shpk. Nepermjet ketij projekti i cili pritet te kaloje per miratim ne seance plenare.

Qytetaret

Kryeministri Berisha e vuri theksin dje te interesi i qytetareve ne lidhje me dhenien e licences se operatorit te katert te telefonise celulare ne vend. Nje telefoni e katert pritet te sjell edhe tarifa me te ulta per te gjithe qytetaret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›