Hipoteka: Tapite, si do te regjistrohen
Fatjona Mejdini
Qeveria hap driten jeshile per te gjithe ata qytetare, te cilet kane legalizuar banesat e tyre per t'u pajisur tashme edhe me certifikaten apo vertetimin e pronesise. Udhezimi i Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, i cili hyn ne fuqi menjehere, parashikon qe qytetaret, te cilet kane legalizuar pronen e tyre, te cojne kete dokumentacion prane hipotekave vendore, ne menyre qe te terheqin edhe certifikaten apo vertetimin e pronesise se tyre. Sipas udhezimit qytetari, i cili ka marre nje leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do te informohet nga kjo e fundit per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj, prane hipotekes perkatese. Ne kete moment, qytetari duhet te paraqitet prane Hipotekes perkatese me njoftimin e ALUIZN-it dhe te beje pagesen e tarifes se sherbimit, prane sporteleve te Hipotekes. Sipas udhezimit, duke filluar qe dje, Hipotekat duhet ta shqyrtojne kete kerkese brenda 15 diteve. Por sipas vendimit, Hipotekat nuk kane te drejte t'i dergojne qytetarit akt verifikimi dhe per cdo lloj paqartesie apo mungese dokumentacioni, duhet t'i drejtohen Zyres Rajonale te Legalizimeve. Ne perfundim te procesit, qytetari do te pajiset me certifikate pronesie ne rastet kur zona eshte ne sistemin e ri te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, ose me vertetim pronesie, ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne kete sistem. Udhezimi parashikon qe ne rastet kur hipotekat vendore nuk do te permbushin detyrimet ndaj qytetareve, do te kene sanksione administrative nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen, si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar, ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit, dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Por ne rastin kur parcela eshte ne pronesi private, do te procedohet kalimi i pronesise nga privat ne shtet ne baze te Vendimit te Keshillit te Ministrave per shpronesimet, dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizmit. Hipoteka Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ka hartuar udhezimin e djeshem ne perputhje te ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe vendimeve te tjera te Keshillit te Ministrave. Tashme udhezimi u eshte shperndare te gjitha Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, te cilat tashme do ta kene me te lehte procedimin e regjistrimit te pasurive te legalizuara, duke permbushur detyrimet ndaj qytetareve ne nje kohe me te shpejte. Ky udhezim krijon lehtesi per te gjithe punonjesit e hipotekave dhe shkurton kohen e pritjes se qytetareve per t'u pajisur me dokumentin e pronesise.