Licensimi i rrjeteve numerike

Një dite pasi dy bashkëhartuesit të ligjit të ri të medias, denoncuan si
të paligjshëm hapjen e procedurës së licensimit të rrjeteve numerike,
ka reaguar kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.
Ajo tha se eshte miratuar rregullorja qe sipas saj kerkon shumice te thjeshte, por nga ana tjeter ajo deklaroi te hapur procesin e licensimit te rrjeteve numerike dhe kjo kerkon shumice te cilesuar, nderkohe qe ky institucion momentalisht ka ne detyre vetëm 4 anëtarë. "Rregulloret në bazë të neni 13 të ligjit të ri, miratohen me shumicë të thjeshtë prej katër anëtarësh. Vendimi i licensimit, i cili sipas afateve ligjore duhet të merret rreth muajit tetor të këtij viti, miratohet me shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh. Theksoj se kjo rregullore, si dhe ftesa për paraqitjen e aplikimeve në bazë të kësaj rregulloreje janë akte që miratohen me shumicë të thjeshtë. Me shkresën e datës 3 prill 2013, KKRT, pasi atëherë ende nuk e kishte emrin AMA, ka njoftuar Kuvendin dhe Komisionin për Edukimin mbi situatën e vendeve vakante në institucion, por me keqardhje më duhet t'ju informoj se ky Komision nuk nisi procedurat e parashikuara nga ligji për plotësimin e vendeve vakante", tha Bushati. / Top Channel