E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum ish-pronaret Prona eshte e jona

Në Orikum janë rikthyer sërish protestat për pronën. Ndërsa ish-punonjës të Ndërmarrjes Bujqësore Rinia u grumbulluan në hyrjen e Bashkisë së Orikumit për të mos lejuar punimet në tokat e fituara prej tyre, sot ish-pronarët shprehen se pronat i kanë të trashëguara dhe u takojnë vetëm atyre.

“Jemi kundër protestave të punonjësve të ish-NB Rinia. Bashkia të kryejë punën e saj dhe të mos influencohet”,- janë shprehur ish-pronarët për mediat. Kryebashkiaku Gëzim Çapo nuk ka kontaktuar me banorët ndërsa në ditët në vijim pritet që protestat të përshkallëzohen nëse nuk do të bllokohen punimet. Protestat e banorëve të Orikumit për pronën, janë shoqëruar thuajse çdo herë me dhunë dhe përleshje me policinë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›