E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liderët arabë diskutojnë “Gazën”, SHBA kërkon pronësinë e vendit pas shkatërrimit nga lufta

Udhëheqësit arabë takohen në Arabinë Saudite këtë të premte për herë të parë për të formuluar një përgjigje ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump që SHBA të marrë pronësinë e Gazës, të zhvendosë popullsinë palestineze dhe ta kthejë atë në një rivierë të Lindjes së Mesme.

Paraprakisht, vendet përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin e kishin kundërshtuar propozimin e administratës së re amerikane, por qeverisja e territorit palestinez pas luftës mbetet një çështje që duhet zgjidhur.

Takimi në kryeqytetin saudit, Riad, vjen si parapërgatitje e një samiti më të gjerë të Ligës Arabe që do të mbahet në Egjipt më 4 mars.

Propozimi që Donald Trump bëri muajin e kaluar për Gazën u prit me zemërim dhe habi në të gjithë botën arabe por jo vetëm. Ndihmësit e tij më pas e riformuluan atë si një sfidë për udhëheqësit e Lindjes së Mesme për të dalë me një alternativë më të mirë.

Një plan i propozuar egjiptian ka të ngjarë të përfshijë formimin e një qeverisje me përfaqësues palestinezë të cilët nuk kanë lidhje me Hamasin por Izraeli ka thënë se do të kundërshtojnë çdo plan të pasluftës që do të hapte rrugën drejt sovranitetit palestinez.

Nga ana tjetër zyrtarët e Hamasit kanë thënë se do të ishin të gatshëm t’ia dorëzonin kontrollin mbi çështjet civile një fuqie tjetër, por duke refuzuar shpërbërjen dhe çmilitarizimin e grupit.

Ndërkohë, tensionet me Izraelit dhe Hamasit janë rritur sërish këtë fundjavë pasi një nga trupat e pajetë një grupi militant dorëzoi një ditë më parë nuk përputhet me të dhënat identifikuese të njërit prej pengjeve që ata pretendojnë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›