Liderët botërorë përshëndesin fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris

Liderët botërorë në mbarë botën kanë përshëndetur fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris, në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ndër të parët që bëri urimin ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Në Twitter ai shkruan: “Përgëzime Joe Biden dhe Kamala Harris. Dy vendet tona janë partnere dhe aleate. Kemi një marrëdhënie që është unike në botë. Mezi po pres të nis bashkëpunimin me ju”.
Nga Londra kryebashiaku Sadiq Khan, shkruajti në Facebook: “Përgëzime Joe dhe Kamala. Një fitore e merituar. Londra pret me padurim të punojë me ju. Është koha të rindërtojmë sërish ura, dhe jo mure”.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, shkruajti në Twitter: “Sa mirë që më në fund kemi një rezultat. Presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re amerikane”.