E Diel, 1 Nëntor 2026

Liderët e Ballkanit në Tiranë, ja samiti që organizon Shqipëria më 21 nëntor

Më datë 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos  do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe komisioneres Kos.

Agjenda

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30  – Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

  • Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
  • Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  – Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›