E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët sirian dhe saudit, vizitë historike në Liban

Kjo është vizita e parë e Assadit që nga 2005 kur Siria u detyrua të tërhiqte trupat nga libani pas vrasjes së kryeministrit Rafik Hariri.

Shumë libanezë bëjnë përgjegjëse Sirinë për vrasjen e Haririt, por Damasku refuzon çdo përgjegjësi. Kohët e fundit u krijuan tensione pasi milicia hisbollah, e mbështetur nga Siria, bëri të ditur se disa nga anëtarët e saj janë paditur pranë një gjykate të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e Haririt.

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2000, Assad vizitoi dy herë Libanin. Paraardhësi i tij, babai i tij e kishte vizituar Libanin në vitin 1975. Ndërsa kjo është vizita e parë nga një monark saudit në Liban që prej vitit 1957.

Liderët sirian dhe Saudit kërkojnë që me anë të vizitës së tyre të qetësojnë gjakrat në Liban, shtet I cili kërcënohet nga një tjetër krizë që lidhet me vrasjen e Haririt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›