Liderit të Vetëvendosjes, i refuzohet viza në SHBA
Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është refuzuar kërkesa për vizë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Ndërkaq, mësohet se Kurti ditë më parë kishte aplikuar për marrjen e një vize në Ambasadën Amerikane, por arsyeja pse është refuzuar ende nuk dihet.
Sipas mediave kosovare mësohet se ende nuk janë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike.