Malmstrom: Dialogu për vizat, Kosova e gatshme
Kosova ka përmbushur kushtin për ri- integrim të personave të riatdhesuar, prandaj Komisioni Evropian do të fillojë dialogun për viza nga mesi i muajit janar. Kështu ka deklaruar Komisionerja e BE-së për Punë të Brëndshme, Cecilia Malmstrom, në një takim të mbyllur në Bruksel. Një çështje plot interes përbën dhe dialogu për liberalizimin e vizave, për të cilën është diskutuar.
Duke iu referuar një dokumenti i cili ka dalë në bazë të diskutimeve gjatë takimit në Bruksel, citohet se Sllovakia ka kërkuar nga Malmstrom, të raportojë lidhur me çështjen e dialogut për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.
Tani Komisioni mbetet në kontakt me autoritetet e Kosovës për të caktuar datën e fillimit të dialogut dhe kjo pritet të ndodhë nga mesi i janarit apo diçka e tillë, ka thënë Malmstrom.