Liderja e opozitës bjelloruese në Tiranë, pritet të takojë kryeministri Rama

Kryetarja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, do të zhvillojë vizitën e saj të parë në vendin tonë, pas ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Tsikhanouskaya përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri më 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama. Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ajo në një postim në twitter.