Lidhja e Monika Kryemadhit me Tan Lepurin
Ku do te pozicionohet grupimi i ri
Ky grup do te pozicionohet ne opozite por nuk do te votoje kunder apo bojkotoje cdo ligj. Ne do te gjykojme me qetesi dhe do te votojme ligjet qe i duhen integrimit dhe vendit. Ligjet qe ofrojne mburoje per korrupsionin dhe favorizime per nje kaste te caktuar ne do ti kundershtojme fuqishem...
Kur te vije mocioni i mosbesimit per qeverine do te gjykohet nga anetaret e grupit. Do te gjykojme motivet e mocionit dhe emrin e kryeministrit te ri dhe do te vendosim. Une personalisht jam per rrezimin e qeverise ku Ilir Meta eshte pjese.
Largimi nga LSI
Jam shume i qete qe nuk kam te bej dhe nuk jam ne nje familje politike me Ilir Meten politikanin me te paburre dhe me te pabese qe ka lindur ndonjehere ndonje nene.
LSI eshte nje parti qe tani ka 2 elektorat ne gjithe vendin dhe nje force politike pa te ardhme. Jo vetem shpetova prej intrigave te LSI-se por shpetova dhe te ardhmen time politike dhe investimin tim 13-vjecar ne politike aktive. U largova nga nje barke peshkimi qe po mbytej dhe falimentonte. Edhe peshqit jane aq te mencur sa te mos bien ne rrjeten e Ilir Metes.
Per qeverine
Une besoj se Qeveria eshte shume e brishte. Ajo mbahet ne kembe nga disa vota te majta te LSI-se disa te PDU-se dhe disa deputet te PD-se qe jane shume te pakenaqur me trajtimin qe i ben udheheqja e PD-se. Ata kane sy dhe shohin qe disa pasurohen kurse ata rrine me rroga dhe shtepi me qira. Une parashikoj nje vazhdim shume te veshtire te mazhorances.
Ata do te punojne ne nje terren shume rreshqites gjithe javet qe vijne. Qeveria mund te bjere nga casti ne cast. shte e sigurt qe ajo nuk shtyn dot tre vjet. do gje eshte e pasigurt per ata
Tan Lepuri
Reagim per te ardhur keq reagim imoral dhe mafioz. Nga nje ane thoshin rruge te mbare dhe nga ana tjeter thoshin iku ne plehrin e Tan Lepurit dhe tek klubi kokaines. Une Tan Lepurin nuk e njoh as per fytyre dhe nuk e kam takuar kurre. Ai eshte shpikje e Ilir Metes.
Ilir Meta e ka prezantuar ate me Edi Ramen sepse kur Meta ishte kryeminister Tan Lepuri ka qene shofer i Monika Kryemadhit. Ai ka filluar te beje pune qe ne kohen e Metes dhe nese Iliri do te kishte pyetur Moniken besoj nuk do ta lidhte emrin e Tan Lepurit me mua.
Ilir Meta
Une nuk kam pasur kurre lidhje me kokainen. Nuk e kam provuar kurre dhe skam asnje lidhje me askend qe e perdor apo trafikon. Kurse Ilir Metes i kane arrestuar shofer te bashkepunetoreve te ngushte me kokaine ne makine.
Ai i ka nxjerre viza miqve te Spartak Brahos qe jane arrestuar ne Itali me kokaine dhe para pak javesh i arrestuan sekretarin personal te Ministrise se Jashtme per akuza me trafik kokaine. Ata i shohin njerezit si peng te krimit sic jane dhe kane qene vete. Jam i lumtur qe rruget e mia me LSI-ne jane ndare pergjithmone.
Presidenti per Belegun
Historia e zhdukjes se ish-keshilltarit tim Eduard Belegu duhet zbardhur. Une e kam kontaktuar disa here Agron Kulicajn per kete ceshtje por skam marre kurre nje pergjigje prej tij.
Opozita duhet te kerkoje zbardhjen e kesaj. Presidenti duhet te kerkoje pergjegjesi per arrestin e bujshem kur nuk ekzistonte asnje arsye e perligjur per arrestim dhe Znj. Ina Rama te gjeje pergjegjesit e vertete. Ed Belegu ka qene nje mik i mire i mi dhe une asnjehere nuk do te ndal deri sa dikush te gjeje te verteten.
INTERVISTA
Qeveria mund te bjere nga casti ne cast. shte e sigurt qe ajo nuk shtyn dot tre vjet. do gje eshte e pasigurt per ata. Qeveria po mbahet me votat e majta te LSI-se dhe votat e PDU-se. Mazhoranca po blen deputete me para. Zhdukja e Eduard Belegut nga Agron Kulicaj Presidenti duhet te kerkoje pergjegjesite per kete rast
Prifti Qeveria mund te bjere nga casti ne cast
Kur Meta ishte kryeminister Tan Lepuri ka qene shofer i Monika Kryemadhit. Ai ka filluar te beje pune qe ne kohen e Metes dhe nese Iliri do ta kishte pyetur Moniken besoj nuk do ta lidhte emrin e Tan Lepurit me mua
TIRAN - Qeveria mund te bjere nga casti ne cast. shte e sigurt qe ajo nuk shtyn dot tre vjet. do gje eshte e pasigurt per ata. Kjo eshte analiza qe ben per Shekulli-n ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Ish-themeluesi i LSI-se ka mbajtur per pothuajse nje vit postin e ministrit dhe eshte nje nga njerezit qe njeh me mire situaten brenda mazhorances por edhe ate brenda qeverise.
Ai shpjegon per Shekulli-n vendimin per largimin nga LSI konfliktin me Ilir Meten pozicionimin e ri kunder qeverise por edhe kontrabanden shteterore te naftes dhe perfshirjen e zyrtareve te larte ne te. Me situaten e krijuar ne Parlament ai ka nevoje dhe per nje vote te vetme. Ai nuk godet dot asnje Minister te korruptuar sepse humbet mazhorancen ne Kuvend.
Qeveria mbahet ne kembe nga disa vota te majta te LSI-se disa te PDU-se dhe disa deputet te PD-se qe jane shume te pakenaqur me trajtimin qe i ben udheheqja e PD-se. Ata kane sy dhe shohin qe disa pasurohen kurse ata rrine me rroga dhe shtepi me qira - thote ish-ministri Prifti.
Zoti Prifti ju tashme jeni larguar nga LSI. Sot disa dite pas largimit jeni edhe me i qete. Si e gjykoni kete vendim
Jam shume i qete qe nuk kam te bej dhe nuk jam ne nje familje politike me Ilir Meten politikanin me te paburre dhe me te pabese qe ka lindur ndonjehere ndonje nene.
Ka qene nje vendim i veshtire te ndahem perkohesisht prej mbeshtetesve te mi ne Fier Lushnje dhe Mallakaster por ka qene vendimi i duhur per te ikur prej LSI-se. LSI eshte nje parti qe tani ka 2 elektorat ne gjithe vendin dhe nje force politike pa te ardhme.
Jo vetem shpetova prej intrigave te LSI-se por shpetova dhe te ardhmen time politike dhe investimin tim 13-vjecar ne politike aktive. U largova nga nje barke peshkimi qe po mbytej dhe falimentonte. Edhe peshqit jane aq te mencur sa te mos bien ne rrjeten e Ilir Metes.
Duke bere nje retrospektive si lindi LSI-ja shtate vjet me pare dhe ne cfare situate jemi sot
Nuk dua te flas fare per LSI-ne me gjate. LSI ka qene nje gabim i madh i imi. Nuk duhet te isha bere kurre partner politik ne kete aventure me Ilir Meten. LSI tani eshte parti e Ilir Metes. Te tjeret aty jane mbushes topi qe Meta i hedh si ti mbushet mendja. Me vjen mire qe shqiptaret e kane braktisur kete parti dhe me ne fund e kane njohur Ilir Meten sic eshte.
Ju keni permendur mundesine e krijimit te nje grupi te ri parlamentar. Keni nisur negociata me deputete te tjere
Une kam synim te krijojme nje grup ne Parlament qe te kete mundesi te diktoje mazhorance. Ne kete menyre ne do te mund te kontribuojme per ligje me te mira dhe per politike me te pergjegjshme dhe atdhetare. Deri sot une me z. Paulin Sterkaj jemi per kete projekt.
Do te punojme dhe me shoke te tjere dhe shpresoj te kemi sukses. Sigurisht qe eshte veshtire se PD dhe LSI luajne me shuma gjigante parash per te blere deputete kurse ne duhet te punojme me parime dhe bindje per te ndergjegjesuar deputetet qe projekti yne eshte per te miren e vendit dhe te tyre por ska oferta financiare.
Ku do te pozicionohet ky grup
Ky grup do te pozicionohet ne opozite por nuk do te votoj kunder apo bojkotoj cdo ligj. Ne do te gjykojme me qetesi dhe do te votojme ligjet qe i duhen integrimit dhe vendit. Ligjet qe ofrojne mburoje per korrupsionin dhe favorizime per nje kaste te caktuar ne do ti kundershtojme fuqishem...
Ne rast ne nje mocioni votebesimi per qeverine si do te jete vota juaj
Kjo do te gjykohet nga gjithe anetaret e grupit ne kohen kur vjen mocioni mosbesimit per qeverine. Do te gjykojme motivet e mocionit dhe emrin e kryeministrit te ri dhe do te vendosim. Une personalisht jam per rrezimin e qeverise ku Ilir Meta eshte pjese.
Keni thene se Berisha ka dijeni per korrupsionin e shume ministrave por nuk ka mundesine ti heqe sepse i lekundet qeveria. Cilet jane keta ministra per cfare aferash behet fjale
Berisha ka informacion per shume nga ministrat dhe nuk ka cfare iu ben. Me situaten e krijuar ne Parlament ai ka nevoje dhe per nje vote te vetme. Ai nuk godet dot asnje minister te korruptuar sepse humbet mazhorancen ne Kuvend. Une kam folur boll dhe skam ndermend te behem prokuror per te denoncuar te gjithe. Nuk mund te rrezikoj me teper nga jeta ime dhe e familjes sime.
Si e shikoni situaten e brendshme ne LSI por edhe ne te gjithe mazhorancen
Une besoj se Qeveria eshte shume e brishte. Ajo mbahet ne kembe nga disa vota te majta te LSI-se disa te PDU-se dhe disa deputet te PD-se qe jane shume te pakenaqur me trajtimin qe i ben udheheqja e PD-se. Ata kane sy dhe shohin qe disa pasurohen kurse ata rrine me rroga dhe shtepi me qira.
Une parashikoj nje vazhdim shume te veshtire te mazhorances. Ata do te punojne ne nje terren shume rreshqites gjithe javet qe vijne. Qeveria mund te bjere nga casti ne cast. shte e sigurt qe ajo nuk shtyn dot tre vjet. do gje eshte e pasigurt per ata.
Si ju duket reagimi i LSI-se dhe kryetarit te saj Ilir Meta pas largimit tuaj
Reagim per te ardhur keq reagim imoral dhe mafioz. Nga nje ane thoshin rruge te mbare dhe nga ana tjeter thoshin iku ne plehrin e Tan Lepurit dhe tek klubi kokaines. Une Tan Lepurin nuk e njoh as per fytyre dhe nuk e kam takuar kurre.
Ai eshte shpikje e Ilir Metes. Ilir Meta e ka prezantuar ate me Edi Ramen sepse kur Meta ishte kryeminister Tan Lepuri ka qene shofer i Monika Kryemadhit. Ai ka filluar te beje pune qe ne kohen e Metes dhe nese Iliri do ta kishte pyetur Moniken besoj nuk do ta lidhte emrin e Tan Lepurit me mua.
Edhe me kokainen une skam pasur kurre lidhje. Nuk e kam provuar kurre dhe skam asnje lidhje me askend qe e perdor apo trafikon. Kurse Ilir Metes i kane arrestuar shofer te bashkepunetoreve te ngushte me kokaine ne makine.
Ai i ka nxjerre viza miqve te Spartak Brahos qe jane arrestuar ne Itali me kokaine dhe para pak javesh i arrestuan sekretarin personal te Ministrise se Jashtme per akuza me trafik kokaine.
Ata i shohin njerezit si peng te krimit sic jane dhe kane qene vete. Megjithate me deklaraten e tyre te fundit per largimin tim nga LSI ata ma bene rrugen me te lehte. Jam i lumtur qe rruget e mia me LSI-ne jane ndare pergjithmone.
Ju keni dorezuar ne prokurori nje dosje te madhe me prova dhe fakte per kontrabanden e naftes. Pervec Agron Kulicajt ka te tjere zyrtare te larte shteterore
Po ka shume zyrtare te tjere te perfshire qe nga ish-drejtues te ARMO-s shteterore qe nga drejtues lokale te policise se shtetit deri ne drejtues e punonjes doganash. Rrjeti i ketij aktiviteti kriminal eshte shume i madh.
Ata kane punuar me shume kujdes dhe eshte shume veshtire ta zbulosh kete krim qe i ka sjelle shtetit miliona euro dem ekonomik dhe evazion fiskal. Une kam thene cfare dija dhe eshte detyre e prokurorise te zbardh gjithe aferen.
Deri ne cilat nivele shkon kontrabanda e naftes
Kete duhet ta provoje prokuroria por per mendimin tim shkon shume lart deri ne nivel ministrash. Nje aktivitet kaq i madh kriminal ku kane marre pjese qindra shofere dhjetera police dhjetera punonjes doganash e tatimesh eshte e pamundur te behet nen hunden e shtetit dhe askush mos te dije asgje.
Njerezit e thjeshte kane folur dhe flasin kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkefajesi. Pjesa me e madhe e kesaj afere eshte bere ne vitet 2007-2008 dhe pak ne 2009-en. Une per pjesen time kam folur me anetare te qeverise dhe po flas publikisht. Duhet te flasin dhe te tjeret.
Z. Berisha ne nje interviste ka mohuar qe ju e keni vene ne dijeni per kontrabanden e naftes virxhinia
Nuk e kam pare kete interviste te tij por nuk besoj se ai mund ta mohoje kete. Pasi une e ngrita me force kete problem Berisha Bode dhe une rame dakord te benim nje VKM ku te ndalonim eksportin e virxhinias nga subjekte te tjere vec ARMO sh.a. Ky vendim u propozua nga une dhe u aprovua nga qeveria. Ky dokument ekziston i firmosur nga Sali Berisha.
A keni besim se prokurori do ti shkoje deri ne fund kesaj ceshtjeje
Une deponova ne prokurori duke marre persiper cdo rrezik mbi veten dhe familjen me besim se ne kete shtet ka akoma njerez qe duan ti sherbejne me ndershmeri perkushtim dhe guxim. Shpresoj dhe besoj qe prokuroret te jene keshtu.
Nje rast teper enigmatik eshte arrestimi dhe me pas zhdukja e ish-keshilltarit tuaj Eduard Belegu. Si eshte e verteta e kesaj ceshtjeje perse u arrestua ai ne menyre aq bombastike
Zoti Belegu eshte arrestuar me motive politike per te me trembur mua si minister. Nuk ka asnje shpjegim tjeter arrestimi me buje i tij ne zyren ne ministri. eshtja penale me te cilen u arrestua Belegu kishte vite qe ishte hapur. Ajo skishte lidhje me detyren e tij si keshilltari im por me nje aktivitet privat te tij para disa vjetesh.
Ai ishte thirrur ne prokurori per pyetje dhe pastaj per rreth nje vit askush sishte kujtuar per ceshtjen madje atij nuk i ishte bere e njohur asnje akuze. eshtja nga informacionet e mia eshte hapur nga prokurori i rrethit te Elbasanit me nxitjen e Agron Kulicajt. Prokurori i ceshtjes i eshte shprehur vete z. Belegu se e ka hapur me urdher ceshtjen dhe pa vullnet. Une habitem se perse Prokuroria nuk e heton kete arrestim dhe ceshtje.
Disa jave pasi Z. Belegu doli nga burgu ceshtja u pushua dhe akuzat qe e futen ne burg pushuan. Kjo histori ngjan me kohen e Enver Hoxhes kur njerezit futeshin ne burg me urdher politik me akuza te sajuara. Z. Belegu u zhduk ne kohen kur po pergatitej te denonconte prokurorine dhe policine per arrestimin e tij.
Zhdukja e tij ka te beje me burgimin e padrejte. Kjo eshte nje histori e trishtueshme e lidhjes se politikes me prokurorine dhe policine e shtetit per ti bere presion nje ministri por qe perfundoi me zhdukje personi. Kjo histori duhet zbardhur. Une e kam kontaktuar disa here Agron Kulicajn per kete ceshtje por skam marre kurre nje pergjigje prej tij.
Opozita duhet te kerkoje zbardhjen e kesaj. Presidenti duhet te kerkoje pergjegjesi per arrestin e bujshem kur nuk ekzistonte asnje arsye e perligjur per arrestim dhe Znj. Ina Rama te gjeje pergjegjesit e vertete. Ed Belegu ka qene nje mik i mire i mi dhe une asnjehere nuk do te ndal deri sa dikush te gjej te verteten.
A ju kane bere ju ndonje presion ne lidhje me Belegun
do gje qe i ndodhi Belegut ka qene presion ndaj meje nga Ilir Meta dhe miku i tij i fundit Agron Kulicaj. shte skandaloze te mendosh qe Eduard Belegu ka qene nje financues i madh i LSI-se kandidat per deputet dhe anetar i KDK-se dhe Ilir Meta perseri e goditi.
Ne mendimin dhe dijenine tuaj kush mban pergjegjesi per zhdukjen e zotit Belegu
Ilir Meta Agron Kulicaj prokurori Elbasanit dhe prokurori i ceshtjes. Keta njerez ne bashkepunim jane fajtore per fatin e Ed Belegut.
Ju jeni kercenuar personalisht dhe familjarisht me jete. Si i pritet keto akuza
I denoncova ne prokurori dhe pres te dale e verteta. Sigurisht ne kete terren politik kur Agron Kulicaj vazhdon te mbeshtetet politikisht dhe dhjetera kriminele qe vijne rreth tij une ndjehem i rrezikuar dhe per jeten.
Familjen e kam te rrezikuar. Kam marre masat e mia. Kam njoftuar ambasadat e huaja dhe institucione te tjera te inteligjences. Kam shperndare provat brenda dhe jashte Shqiperise ne miq te besueshem. Nese me ndodh gje mua apo familjes fajtor jane 2 persona Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Berisha deri tani nuk ka motiv kurse Meta eshte shprehur qe eshte gati te marre kallashin kunder meje. Kriminelet ordinere nuk kane pune me mua ata mund te veprojne vetem me urdher politik.
Sa kane ndikuar keto kercenime por edhe akuzat politike te bera ndaj jush ne jeten private tuajen dhe te familjes Si i perjeton familja juaj keto presione dhe kercenime
Femijet nuk dine asgje sepse jane te vegjel dhe ne i mbajme larg televizorit. Te medhenjte jane te shqetesuar. Kam menduar ta largoj familjen ne SHBA per disa kohe por me vjen keq ti shkepus femijet nga shkolla dhe shoqeria e tyre. Jam duke e gjykuar kete pune ne vazhdimesi.