Pararendesi i psikanalizes
Sot prezantohet ne Akademine e Arteve salla Black Box ne oren 19 Vepra e plote e shkrimtarit te madh gjerman Georg Bchner 1813-1837. Me kete rast do te shfaqen edhe fragmente nga dramat Vojcek dhe Vdekja e Dantonit.
Vec tyre Byhneri shkroi edhe nje komedi Leonse dhe Lena. E megjithate do te ishte e pasakte te quhej vetem dramaturg pasi la ne doreshkrim edhe nje tregim rreth 20 faqe me titullin Lenc Lenz.
Kjo proze e shkurter per te cilen studiuesit ende sot nuk jane ne nje mendje nese duhet te quhet tregim i mbyllur apo i nderprere mjafton per ta cilesuar shkrimtarin qe u shua ne moshen 23-vjecare sa dramaturg aq dhe prozator te thelle nje mjeshter i zhbirimit te psikologjise dhe shoqerise njerezore qe arriti suksesin e vertete vetem ne fillim te shekullit 20. Keshtu ndodhi me Dantonin keshtu sidomos me Vojcekun por edhe me tregimin Lenc.
Ky ben pjese ne ato krijime te rralla te gjithe letersise se shekullit te 20 ku tentohet zberthimi i psiqikes se mbishtresave dhe te nenshtresave shkurt i nenvetedijes se njeriut ku progresioni i semundjes ndiqet me nje realizem te pameshirshem duke u nderthurur njekohesisht me peizazhe vigane te natyres.
Ndaj shpesh Byhnerin e cilesojne si pararendes te psikanalizes pasi ishte njekohesisht njohes i anatomise dhe psiqikes sa mund te njiheshin keto ne ato vite dhe shkrimtar i thellesive te shpirtit.
Doreshkrimi i paperfunduar u botua postum me 1839. Per ta shkruar kete tregim qe e filloi ne pranvere te vitit 1835 Byhneri u mbeshtet mbi jeten reale te shkrimtarit gjerman Jakob Michael Reinhold Lenz 1751-1792 ne periudhen kur ky ishte perfshire nga crregullimet mendore. Jakob Lenci pat qene ne Koenigsberg nxenes i Kantit.
Me pas u lidh ngushte ne Strasburg me Geten i cili e mori me vete edhe ne Vajmar. Me poemat e tij romantike u be njeri nga perfaqesuesit kryesore te levizjes Stuhi dhe Vrull. Pasi iu shfaq semundja mendore nje skizofreni paranojake e derguan me 1778 te filantropisti dhe kleriku Oberlin.
Me pas vajti tek i ati ne Riga ku vazhdoi te kurohej. Mbas vitit 1780 zhvendoset ne Rusi ku punon si tutor privat ne Shen Petersburg dhe ne Moske. Gjendet nje dite i vdekur e i braktisur ne nje rruge te ketij qyteti varri nuk i njihet.
Tregimi i Byhnerit mbeshtetet mbi rrefimin e priftit Johann Friedrich Oberlin qe eshte gjithashtu personazh i tij si dhe mbi disa letra te vete Lencit.
Gati gjysma e tekstit i perket rrefimit te Oberlinit per kete arsye Byhneri eshte fajesuar shpesh per plagjiature. Mirepo marrja e kronikes fjale per fjale nuk duket se eshte bere fshehurazi por krejt hapur per hir te nje realizmi sa me te imte dhe konkret. Gjithashtu duket se nuk qendron vleresimi i ketij teksti si nje fragment edhe pse ndihet qe mungon dora e fundit tregimi ne vetvete eshte per mendimin tone mjaft i plote. Me poshte nje fragment nga faqet e para.
Georg Byhner
Lenc
Me 20 janar Lenci udhetonte neper male. Majat e shpatet e larta nen debore luginat perposhte gur i hirte syprina te gjelberta shkembinj dhe bredha.
Ishte nje i ftohte i lagesht ujet kullonte teposhte karpave dhe kercente permbi rruge. Deget e bredhave vareshin te renda ne ajrin gjithe lageshti.
Neper qiell shkonin re gri te ngjeshura fort pas njera-tjetres - e pastaj avujt e mjegulles qe coheshin perpjete dhe ferkoheshin te rende e te lagesht pas shkurrnajave ngatharaqe te flashket.
Ai vazhdonte tutje shperfilles nuk e kishte mendjen fare te rruga here ngjitej perpjete dhe here zbriste perposhte. Lodhje nuk ndjente vec here pas here nje si maraz qe nuk mund te ecte kokeposhte.
Ne fillim i behej nje si shtypje ne kraharor kur shperthenin ashtu shkembinjte pylli i hirte nen te shkundej dhe mjegulla here i gelltiste trajtat dhe here i zhvishte pergjysme gjymtyret e hatashme nje shtypje perbrenda kerkonte dicka si endrra te humbura por nuk gjente asgje.
Gjithcka i dukej kaq e vogel kaq e afert e kaq e lagur do kish dashur ta shtynte boten prapa vatres. Nuk e kuptonte qe i duhej kaq shume kohe per te zbritur teposhte nje shpati per te arritur nje pike te larget mendonte se gjithcka do mund ta maste me disa pak hapa.
Vec nganjehere - kur stuhia hidhte rete ne lugine dhe nga pyjet ngrihej avull kur zerat zgjoheshin ne shkembinj njehere si bubullima qe jehonin larg e pastaj qe coheshin me terbim me rrapellima qe dukeshin sikur kendonin me nje gezim te eger kengen e tokes dhe rete hapeshin si kuaj te eger hingellites dhe drita e diellit depertonte mes tyre duke terhequr shpaten e vet vezulluese permbi siperfaqet me bore aq sa nje drite e celet verbuese priste permbi maja deri ne lugina ose kur stuhia i debonte rete perposhte dhe cante mes tyre liqene drite te kaltra e pastaj shuhej jehona e eres dhe poshte nga grykat e nga majat e bredhave cohej nje si kenge djepi me tinguj kambanash ndersa nga bluja e thelle ngjitej nje e kuqe e lehte dhe re te vogla flatronin mbi krahe te argjendte dhe gjithe majat e maleve te mprehta e te forta shkelqenin e vezullonin tejetej mbi ate vend - ai ndiente nje shqyerje ne kraharor mbante kembet duke dihatur me trupin e perkulur nga para e me sy e goje te capelyer tek mendonte se duhej ta terhiqte shtrengaten ne vete duhej te rrokte gjithcka shtrihej shakull mbi toke e rremonte veten thelle ne gjithesi me nje endje qe i shkaktonte dhimbje ose rrinte i qete e vinte koken mbi myshk dhe mbyllte syte pergjysme e pastaj dicka e terhiqte per se largu toka i shmangej nen vete ajo behej e vogel si nje yll shtegtar dhe kridhej ne nje rryme shkumezuese qe terhiqte poshte tij rrjedhen e vet te kthjellet.
Por keto ishin vetem caste e pastaj ai ngrihej i esellt i vendosur e i qete si ti kishte kaluar para syve nje loje me hije - nuk mbante me mend asgje.
... Ishte errur qielli dhe toka shkriheshin ne nje te vetme. Ishte sikur ta ndiqte pas dicka sikur do ta mberrinte nje gje e llahtarshme dicka qe njerezit nuk e durojne dot sikur marrezia i ishte qepur nga pas mbi kale.
Me ne fund degjoi zera pa drita dhe u ndje i lehtesuar. I thane qe i duhej edhe nje ore rruge deri ne Valdbah. Eci permes fshatit. Dritat vezullonin permes dritareve ai veshtroi brenda tek kalonte ane tyre femije ne tryeze plaka vajza te gjitha fytyra te qeta te heshtura. Atij i behej sikur drita buronte nga brenda tyre ndihej i lehte shpejt mberriti ne Valdbah te shtepia e priftit.
Njerezit ishin ulur ne tryeze kur hyri ai brenda kacurrelat e verdhe i qarkonin fytyren e zbehte cepat e syve e te gojes i regetinin rrobat i kishte te grisura.
Oberlini i uroi mireseardhjen e mori per ndonje zanatci Mireseerdhet edhe pse nuk ju njoh - Jam mik i Kaufmanit dhe ju sjell te fala prej tij. - Kini miresine e me thoni emrin - Lenc. - Ha ha ha jane shtypur gjera prej jush
A nuk kam lexuar disa drama te shkruara nga nje zoteri me kete emer - Po por ju lutem te mos me gjykoni mbas tyre.
Vazhduan te bisedojne ai mezi gjente fjalet dhe fliste me te shpejte por me mundim pak nga pak u qetesua - dhoma familjare fytyrat e qeta qe dilnin nga hija fytyra e celet e femijes ku dukej se prehej gjithe drita e qe shihte lart me kureshtje e mirebesim deri te nena qe rrinte ulur prapa ne hije si nje engjell. Ai filloi te tregonte per vendin e tij vizatoi lloje-lloje veshjesh popullore njerezit iu afruan gjithe vemendje tani po e ndiente veten si ne shtepi te vet.
Fytyra e tij e zbehte feminore qe tani buzeqeshte tregimi i tij plot ngjyra Erdh e u qetesua po i behej sikur nga erresira shfaqeshin serish trajta te vjetra fytyra te harruara po zgjoheshin kenge te mocme ai ishte tej shume larg. Me ne fund erdhi koha per te shkuar. E shoqeruan pertej rruges shtepia e priftit ishte e vogel i dhane nje dhome te godina e shkolles.
Ai u ngjit lart. Aty siper ishte ftohte nje dhome e madhe e zbrazet me nje shtrat te larte ne fund. Vendosi fenerin mbi tryeze dhe zuri te ecte tutje-tehu. Iu kujtua perseri dita kur po vinte ne kete vend ku ndodhej tani.
Dhoma te shtepia e priftit me dritat e saj dhe fytyrat e dashura i dukej gjithcka si hije si enderr dhe u ndje serish i zbrazet ashtu si atehere ne mal por nuk mund ta mbushte zbrazetine me asgje drita ishte shuar erresira kishte perpire gjithcka. E mbertheu nje frike pa emer. Brofi ne kembe rendi permes dhomes shkalleve poshte perpara shtepise por me kot gjithcka ishte e erret hicgje - ai vete ishte nje enderr.
E pllakosnin mendime te shkeputura ai i rrokte ato fort i behej sikur duhej te thoshte nje e dy Ati yne. Spo e gjente dot me veten nje instinkt i erret e shtynte te shpetonte vetveten. Perplasej pas gureve gervishtej me thonj dhimbja filloi tia kthente vetedijen. U hodh brenda ne pus por ujet ishte i ceket zuri te llokocitej aty brenda.
Erdhen njerez e kishin degjuar i thirren ne emer. Oberlini mberriti me vrap. Lenci kishte ardhur serish ne vete krejt vetedija e gjendjes se tij iu shfaq para syve ndihej i lehte. Tani po i vinte turp dhe maraz qe i kishte trembur ata njerez te mire u tha se e kishte zakon te lahej me uje te ftohte pastaj u ngjit prape siper kapitja me ne fund e mposhti.
Te nesermen ndihej mire.
Ngarendte mbi kale se bashku me Oberlinin shpate te gjera malesh qe mblidheshin e binin nga lartesi te medha ne nje lugine te ngushte gjarperuese qe ngjitej pastaj ne disa drejtime maleve perpjete shkembinj te medhenj qe shperhapeshin poshte pak pyll por i shtrire ne nje tis te hirte te ngrysur pamja shtrihej drejt perendimit ne brendesi te vendit dhe mbi vargmalin qe zbriste drejt per nga jugu dhe veriu me maja madheshtore te ngrysura e te zhytura ne heshtje si nje enderr vagulluese...
Por gjithcka durohej per sa kohe drita varej mbi lugine aty nga mbremja e kapte nje frike e cuditshme i vinte ti rendte diellit nga pas.
Nderkohe qe sendet zhyteshin gjithmone e me shume ne hije gjithcka i behej si ne enderr dhe kundra tij e zinte nje frike si femijet qe duhet te flene ne erresire i behej sikur ishte i verber. Makthi i marrezise po vinte tani duke u rritur ulej te kembet e tij i hapej para syve mendimi pa shpetim se gjithcka ishte nje enderr kapej e mberthehej pas gjithe sendeve.
Mberrinin e iknin me shpejtesi para tij trajta ai rendte pas tyre ishin hije jeta po dilte jashte tij gjymtyret i kishte krejt te ngrira. Fliste kendonte recitonte pasazhe nga Shekspiri kapej pas cdo gjeje qe me pare do tia kishte gufuar gjakun me shpejtesi orvatej me gjithcka por me kot - ftohte ftohte I duhej pastaj te dilte perjashte ne natyre te hapur.
Drita e paket qe e copetonte nata i bente mire kur syte i mesoheshin me erresiren hidhej brenda ne pus efekti rreqethes i ujit i bente dhe ai mire kishte diku edhe nje shprese te fshehur per ndonje semundje - tani lahej me me pak zhurme.