Lidhja e kontrates per projektin
Ndermjet zyrave perkatese te punesimit dhe punedhenesit nenshkruhet nje kontrate, ku percaktohen te drejtat dhe detyrimet, ne perputhje me programin per secilen pale. Kontratat lidhen vetem per vitin buxhetor, per te cilin eshte miratuar projekti. Per vazhdimin e projektit ne vitin pasardhes do te lidhet nje kontrate shtese, ne perputhje me fondet e miratuara per vitin ne vazhdim. Punedhenesit dhe punemarresit nenshkruajne nje kontrate individuale per mesimin e profesionit, sipas percaktimeve te bera ne Kodin e Punes dhe ne kete vendim. Punedhenesi, ne rastet e largimit te punekerkuesve te papune, qe trajnohen, mund te beje zevendesimin e tyre, brenda dy muajve te pare te zbatimit te programit. Ky zevendesim behet nga zyra perkatese e punesimit, pas njoftimit nga punedhenesi. Sipas vendimit lidhet kontrata individuale, ndermjet punedhenesit dhe punekerkuesit, si punemarres, ku percaktohen te drejtat dhe detyrimet e paleve deri ne perfundim te programit. Nje kopje e kontrates se punes depozitohet ne zyren perkatese te punesimit, e cila ne bashkepunim me inspektoratin vendor te punes i cili ndjek zbatimin e kontrates deri ne perfundim te projektit.
17 Janar 2008