E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lidhja me urën e re, hapet segmenti tre kilometra i aksit Kukës – Morinë

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e mjeteve.

Plot tre javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin  tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tre javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tre hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit ndërsa u arrit të mirë menaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe ne Ballkan ne tipologjinë e saj.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›