E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhjet e Bekim Fehmiut me Shqipërinë

Tashmë në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare, një nga dëshmitë e para të identitetit të fortë shqiptar të Bekim Fehmiut, ishte një vizitë e tij e dokumentuar në Shqipëri në pranverën e 1972-shit.

Teksa propaganda e fortë beogradase e reklamonte gjithandej atë si aktorin më të famshëm jugosllav, Bekim Fehmiu i surprizoi të gjithë, kur në këtë periudhë aspak të lehtë për politikën midis dy vendeve, ai zbriti në aeroportin e Rinasit.

Arsyet mund të kenë qenë tërësisht kureshtare, dëshira për të zbuluar dheun e të parëve të tij, por nga një dokumentar i kohës, mund të dallohen edhe notat e krenarisë së mjeshtrave propagandistikë të Tiranës, për këtë fitore mbi rivalët nga Beogradi.

Aktori më në modë në atë kohë, do të shëtitej i ndjekur nga një kamera gjithkund nëpër Shqipëri, nga Tirana në Butrint, e nga Shkodra në Gjirokastër. Shqipëria socialiste, po përdorte me etje imazhin e famshëm të shqiptarit hollivudian, për konsumin e saj aq të nevojshëm mediatik. Për mysafirin që vinte nga bota kapitaliste e kinematografisë, edhe një karshillëk i vogël.

Udhetari i botes, qe kerkoi persosmeri ne realizimin e rolit te kapiten Kaleb-it, tek filmi “Dezertori”, ne kete vizite ne Shqiperi, qe erdhi nje vit me vone, pas xhirimit te filmit, u takua edhe me shkrimtaret e mirenjohur qe ne ate periudhe aderonin ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artistevete Shqiperise, institucion ky qe drejtohej ne ate kohe nga Dhimiter Shuteriqi.

Me deshiren e madhe per te luajtur nje film shqiptar, ku nga konteksti i dokumentarit aludohet per rolin e “Skenderbeut”, Fehmiu, aktor i 20 roleve, deri ne ate periudhe, pak kohë pasi kishte xhiruar filmin “Uliksi” që i dha famë mbarë botërore, kaloi poshtë portës së famshme të luanëve në Butrint, andej nga kishte kaluar edhe vetë Uliksi i vërtetë i antikitetit helenistik.

Ndalesa ne Shkoder te terheq vemendjen per kete pershkrim që ende sot ngre shumë pikëpyetje për vendlindjen e tij e cila zyrtarisht njihet që është Sarajeva. Nëse është vërtet Shkodra qyteti ku ka lindur aktori i madh, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar, edhe pse në një nga vizitat e tij të fundit në Shqipëri, vetë Bekim Fehmiu është interesuar posaçërisht pranë autoriteteve për të mësuar nëse ka në regjistrat e gjendjes civile të qytetit shqiptar një dokument që provon se më 1 qershor 1936 aty ka lindur Bekim Fehmiu. Njeriu që jetoi midis dy botëve, aktroi midis shumë gjuhëve dhe që vdiq, ashtu siç jetoi, në mënyrë spektakolare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›