Nje park industrial ne Shengjin
TIRANE - Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes nenshkroi dje me kompanine gjermane “ATX International Tirana” kontraten koncensionare per ndertimin e parkut industrial ne Shengjin. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, z. Dritan Prifti nenshkroi kontraten ne emer te METE, ndersa zoti Robert Goldman e nenshkroi ate si perfaqesues i kompanise “ATX International Tirana”. Te pranishem gjate nenshkrimit te marreveshjes ishin perfaqesues te tjere Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes dhe te kompanise gjermane. Pasi nenshkroi kontraten koncensionare, ministri Prifti theksoi faktin se, impakti i menjehershem i projektit do te jete riaktivizimin i zones dhe punesimi i rreth 3 mije personave. Marreveshja, u shpreh ministri, eshte shume e rendesishme per zonen, pasi parashikon rreth 17 milion euro investime per ngritjen e parkut industrial. Ministri garantoi perfaqesuesit e kompanise per mbeshtetjen e qeverise ne realizimin e projektit. “Sot kam nenshkruar me kompanine gjermane “ATX International” marreveshjen per ndertimin e parkut industrial ne Shengjin. Eshte nje marreveshje, e cila rrjedh nga vendimi i qeverise numer 11, date 4.01.2008, per shpalljen e zones ekonomike ne Shengjin me statusin e parkut industrial Shengjin”, - tha Prifti. Sipas tij, kjo marreveshje eshte shume e rendesishme per zonen ku kryhet. “Eshte nje marreveshje, e cila parashikon rreth 17 milione euro investime ne ngritjen e ketij parku industrial dhe kesaj zone ekonomike”, - tha ministri.
Ne nje periudhe funksioni koncensionare 35 vjet atje parashikon te behen disa investime, qe te magazinimet e deri te thithja e investimeve per prodhime te teknologjive te larta. Impakti i menjehershem i projektit do te jete riaktivizimin i zones dhe perfshirja deri ne 3 mije veta te punesuar brenda parkut dhe ne industrite qe do te ndikojne ne ndertimin e ketij parku industrial. Pastaj do te kete ne menyre te perhershme rreth 200 te punesuar ne ate zone. “Kjo marreveshje nenshkruhet pas nje procesi te gjate konkurrimi. Ka pasur konkurrim, ka pasur negociata qe kane zgjatur me shume se nje vit dhe sot vijme ne firmosjen e marreveshjes pasi te gjitha kushtet e pales shqiptare, per kete lloj investimi, jane plotesuar nga koncensionari gjerman ATX”, u shpreh z. Prifti.
Reinhard: Terheqje investimesh nga rajoni
Nenshkrimi i kontrates koncensionare u pershendet edhe nga zedhenesi i kompanise “ATX International”, z. Dieter Reinhard. Kjo marreveshje, tha ai, eshte e rendesishme jo vetem per palen shqiptare, por edhe per partnerin gjerman. Reinhard theksoi se zbatimi i kesaj konktrate koncensionare do te nxise punesimin, zhvillimin afatgjate dhe do te terheqe investitoret ne kete rajon. “Ky projekt eshte i rendesishem jo vetem per zhvillimin e pjeses veriore te Shqiperise, por eshte i nje rendesie te vecante edhe per bashkepunimin ne fushen e zhvillimit te vendeve te rajonit, Shqiperi, Maqedoni, Kosove. Kjo eshte nje kontrate, e cila perputhet me perpjekjet dhe angazhimet e qeverise e te Kryeministrit Berisha per zhvillimin afatgjate dhe zhvillimin e mireqenies ne vendin e tij, nepermjet qeverisjes se tij. Ne si ATX kemi shprese per realizimin me sukses te kontrates dhe per nje zhvillim te shpejte te hapave qe duhet te ndermarrim ne te ardhmen”, u shpreh zedhenesi i kompanise gjermane “ATX International Tirana”.