Lidington takon Topin dhe Berishën

Ministri Britanik i Shtetit për Europën, David Lidington zhvilloi sot një takim me Presidneitn e Republikës Bamir Topi dhe më pas ai është takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha.
Ministri do të ketë një axhendë të ngjeshur me takimet që do të ketë me zyrtarët e lartë ku rreth orës 11:00 është parashikuar të takohet me kreun e Partisë Socialiste Edi rama dhe rreth mesditës me prokuroren e përgjithshme Ina Rama.
Vizita e tij do të mbyllet me një konferencë për mediat, ndërsa qëllimi i kësaj vizite është pikërisht situata politike në vend.