E Diel, 1 Nëntor 2026

Lieberman - BE-se Zgjidhni konfliktet ne Evrope para L.M

Nuk pres nga Evropa qe te zgjidhe problemet e gjithe botes. Evropa duhet te zgjidhe te gjitha problemet ne territorin evropian perpara se te vije e te na mesoje ne si ta zgjidhim konfliktin tone. Pasi te kene zgjidhur problemet ne Kaukaz Qipro dhe konfliktin Serbi-Kosove te vijne dhe une do ta pranoj keshillen e tyre tha Lieberman gjate takimit te partise qe drejton duke iu adresuar ministrave francez dhe spanjoll te Puneve te Jashtme.

Ndersa lidhur me takimin e tij me homologun francez Bernard Kushner dhe ate spanjoll Angel Morantinos qe ndodhen ne Jerusalem per te cuar para bisedimet ne Lindjen e Mesme Liberman tha se mbreme pata nje darke me ministrant. Darka ishte e hapur dhe e ndershme e ndershme por jo e lehte dhe ne folem ne menyre te pranueshme mes miqsh.

U mundova te sqaroj se konflikti izraelito-palestinez eshte larg nga te qenit ne qender te vemendjes ose me i vjeteri ne bote dhe se nuk kam pare ndonje formule universale e cila te kete zgjidhur te gjithe konfliktet ne faqe te dheut. Qendrimi yne eshte qe ne sduhet te kerkojme me falje.

Edhe ne Evrope madje e pranuan ligjin per burkan dhe askush nuk reagoi vazhdoi Lieberman duke shtuar Une nuk propozoj te pranojme ligjin per Burkan une ngul kembe se ne duhet tat hemi te verteten pa frike dhe pa ngurruar. Duhet te jete e qarte se ne Lindjen e Mesme i dobeti nuk mbijeton vetem i forti.

Gjate takimit te sotem te Partise Beiteinu po ashtu Lieberman lavderoi kryeministrin Netanjahu per miratimin e ligjit te djeshem i cili do te detyroje te gjithe qytetaret e rinj per besnikeri ndaj Izraelit si shtet hebre dhe demokratik.

Kjo nuk eshte vetem teorike kjo eshte nje ceshtje e rendesishme praktike e cila ka ndikimin e saj ne jeten e perditshme. Qe prej themelimit te shtetit kemi trajtuar ceshtjen e kombit hebre dhe rendesine e tij. Shpresoj qe ky ligj tu jape fund pyetjeve lidhur me karakterin hebre te shtetit te izraelit theksoi Lieberman.

2010-10-11 1851

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›