E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe pro bisedimeve Izrael-Palestine

Liga Arabe i dha “bekimin” e saj planit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, për rifillimin e bisedimeve midis Izraelit dhe Palestinës.

Mbështetja publike u komunikua në një takim midis Kerryt dhe anëtarëve të Ligës Arabe, zhvilluar në Jordani. Aktualisht, Kerry është në udhëtimin e tij të gjashtë në Lindjen e Mesme në pak muaj, çka tregon edhe fokusin e veçantë të Uashingtonit në këtë rajon gjatë këtij mandati të dytë të Obamës. Bisedimet e drejtëpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës u ndërprenë dy vjet më parë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me çështjen e vendbanimeve. Megjithatë, pas ndërmjetësimit me të dy palët, Kerry e cilësoi veten si “shpresëplotë”, për rifillimin e këtyre negociatave delikate. ”Diferencat janë ngushtuar ndjeshëm midis qëndrimeve të izraelitëve dhe palestinezëve në këto muajt e fundit”, shtoi Sekretari i Shtetit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›