E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe shprehet per ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi mbi Libine

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Yusuf bin Alawi bin Abdullah dhe Amr MussaMinistrat e Jashtem te Liges Arabe i filluan me vonese keshillimet e tyre ne Kajro. Ne rendin e dites te takimit te jashtezakonshem ishte vetem nje teme gjendja ne Libi dhe ndalja e gjakderdhjes atje. Pas refuzimit fillestar te Jemenit Sirise dhe Algjerise te gjitha vendet anetare te Liges Arabe u shprehen per ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi mbi Libine. Sekretari i Pergjithshem i Liges Arabe Amr Mussa kerkoi nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara qe te marre nje vendim per kete ceshtje. Qysh para fillimit te takimit ne Kajro ne nje deklarate dhene revistes gjermane Der Spiegel ai ishte shprehur per nje embargo te tille ajrore. Behet fjale ketu per nje aksion humanitar kunder regjimit te Muammar Gaddafit. Ngjashem mendon edhe Salman Shaikh drejtori i Institutit Hulumtues ne kryeqytetin e Katarit Doha. Ne televizionin arab Al Xhazira ai tha

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Al XhaziresUne besoj qe jemi ne rruge drejt nje rezolute serioze te Keshillit te Sigurimit e cila do te permbaje nje zone ndalim-fluturimi. Por kjo nuk eshte pergjegjesi vetem e Shteteve te Bashkuara te Amerikes pergjegjesine ketu do te duhej ta mirrte persiper NATO-ja. Dhe une mendoj qe edhe shtetet arabe do te duhet te perfshihen ne kete proces.

Bashkesia nderkombetare duhet ti jape legjitimetin NATO-s qe te vendose nje zone ndalim-fluturimi kunder Gaddafit thote politologu Shaikh.

Une besoj se ka ardhur koha qe te tregohet vija e kuqe dhe Gaddafit ti thuhet se ai nuk mund te ngreje me avionet e tij per te bombarduar civile te pafajshem. Perndryshe une frikesohem se ne do te perjetojme vazhdimin e sulmeve dhe masakra.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate libianeMinistri i Jashtem i Omanit Youssef bin Alawi bin Abdullah kerkoi nga shtetet arabe qe te nderhyjne ne Libi. Ne fillim te takimit te Liges Arabe ai tha se kriza kercenon stabilitetin ne vendet arabe. Keshilli kalimtar nga Bengazi ne lindje te vendit i cili perfaqeson interesat e levizjes opozitare kerkoi nga Liga Arabe qe ta njohe ate si perfaqesues legjitim te Libise. Ne nje leter drejtuar sekretarit te Pergjithshem Amr Mussa udheheqesit e kryengritrjes perseriten edhe njehere kerkesen per nderhyrje nga jashte. Ministrat e Jashtem te Liges Arabe rane dakord qe te vendosin kontakt me Keshillin Kalimtar Kombetar ne Bengazi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta kunder Gaddafit ne BengaziNga ana tjeter ne Bengazi sa vjen e shtohet frika se trupat e Gaddafit shume shpejt mund te sulmojne edhe qytetin e tyre. Kjo per faktin se trupat e Gaddafit po i afrohen gjithnje e me shume lindjes duke marre ne kontroll nje qytet pas tjetrit. Ne te njejten kohe rezistence ka gjithandej edhe ne qytetet e rimarra ne kontroll nga Gaddafi. Civile te armatosur mbrohen me guxim kunder fuqise ushtarake te dikaktorit i cili eshte ne rruge qe ti beje realitet kercenimet e tij.

Djali i Gaddafit Saif al Islam ka paralajmeruar para ca diteve nje ofensive te madhe kunder rebeleve dhe i ka terhequr verejetjen bashkesise nderkombetare qe te mos perzihet ne punet e brendshme te Libise.

Nese duan ti mbeshtesin milicet le ta bejne. Por une ju them atyre ata do te humbasin dhe ne do te fitojme.

Autor Bettina Marx / Esat Ahmeti

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›