Liga Europiane, fiton Roma, barazon Valencia

Pas nje nisje te mire, anglezet kaluan ne avantazh me ane te Kamara i cili transformoi ne gol nje penallti ne porten e verdhekuqve duke bere tifozet vendas te heshtin.
Ne pjesen e dyte norvegjezi Rise riktheu barazpeshen me nje goditje te fuqishme nga jashte zones dhe ndeshkon anglezet. Fulhemi vuajti presionin duke pesuar edhe golin e dyte te Romes 15 minuta nga fundi ndeshjes me Okaka.
Valencia shperdoroi nje avantazh prej dy golash ne Prage, ndaj Spartes duke u ndalur ne barazim 2-2.
Hoakin sigloi avantazhin e spanjolleve me nje penallti ndersa me pas Maduro dhuroi nje supergol me goditje nga distanca duke dyfishuar per Valencian.
Por skuadra çeke edhe pse me nej lojtar me pak, arriti te barazoje me Janda dhe Grajcar.
Herta i ktheu viziten Herenvenit duke e mundur 2-3, njesoj sic kishin bere holandezet dy jave me pare ne Berlin. Papadopulos shenoi dy here per holandezet ndersa me pas dy here Domoviçki dhe goli i Vishniarek iu dhane 3 pike gjermaneve.