E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Tani radhën e ka Barcelona

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se skuadra e tij do të mposhtë Barcelonën në ndeshjen e radhës të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Zikaltrit janë në krye të Grupit F pas fitores sensacionale kundër Dynamo Kievit, mirëpo ende nuk e kanë të siguruar kualifikimin, por këtë do ta bënin nëse e mposhtin Barcelonën më 24 nëntor në Camp Nou.
"Tani duhet të shkojmë te Barcelona dhe të fitojmë. Mendoj se skuadra është e aftë për ta bërë këtë", ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›