Liga e Europes Benfika dhe elsi jane finaliste
Finalistë të Ligës së Europës janë Benfika dhe Çelsi.
Në Arenën e Amsterdamit, kupën do ta diskutojnë një skuadër portugeze dhe një angleze, pasi eleminuan përkatësisht Fenerbahçen dhe Bazelin.
Të dyja fitoret ishin 3-1 dhe skuadra nga Lisbona përmbysi humbjen 0-1 të ndeshjes së parë në Turqi. Gaitan kaloi vendasit në epërsi shumë shpejt, por Kajt barazoi me 11-metërsh.
Po në pjesën e parë, Kardozo kaloi Benfikën në epërsi dhe ishte po ky lojtar që shënoi edhe golin e tretë, pikërisht golin që siguroi kualifikimin.
Në “Stemford Brixh”, Çelsi ishte i qetë nga fitorja 2-1 në Zvicër, por Bazeli e tronditi në fund të pjesës së parë. Salah shënoi për 0-1.
Veçse, u deshën vetëm 9 minuta të pjesës së dytë që skuadra angleze të garantonte finalen.
Fernando Torres barazoi shifrat në 1-1 dhe pastaj ishte Mozes që shënoi pa kaluar 180 sekonda.
Vulën e vuri goli shumë i bukur i David Luizit.
Finalja do të luhet më 15 maj dhe sezonin e kaluar Çelsi e eleminoi Benfikën në Ligën e Kampionëve.