Tirane arrestohet Nik Llakaj autor i vrasjes se shtetasit Ervin Medini

Brenda 4 diteve policia e Tiranes ka ndërruar 3 here pistën e hetimit për vdekjen e 24-vjeçarit Ervin Medini. Pista e pare ishte ajo e dyshimit per vrasje, pastaj vdekje aksidentale nga goditja e nje kunji hekuri qe ndodhej ne timonin e biçikletës nga e cila dyshohej se ishte rrezuar. Medini u gjet i vdekur pranë biçikletës ne rrugen Besa ne Tirane. Mbrëmjen e te premtes policia raportoi arrestimin e Nik Llallajt me akuzën e vrasjes me paramendim te Medinit me thike. Shkak sipas policisë ka qene nje grindje e ndodhur një jave para vrasjes për motive banale ne lagje.