E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europes Juve e Liverpul vetem barazim

Liverpuli mbetet ne krye te grupit K edhe pas barazimit 0-0 me Napolin takim i vlefshem per ndeshjet e treta te fazes se grupeve te kupes Europa Lige.

Skuadra e Roi Hodgsonit ka siguruar vetem nje fitore ne kete faze ku ka mundur Steauan e Bukureshtit ne ndeshjen e pare me pas ka regjistruar dy barazime dhe ndodhet ne kuoten e 5 pikeve ne grup dy me shume se Napoli dhe Utrehti.

Edhe ne kete takim ishte skuadra e Maxarrit ajo qe kontrollonte me shume topin dhe kishte me shume raste shenimi pavaresisht se rezultati perfundimtar mbeti 0-0.

Juventusi nga ana tjeter regjistron barazimin e trete ne tre ndeshje ne kete mbremje europiane pasi eshte ndaluar ne 1-1 me Salsburgun ne trasnferte. Ishin austriaket ata qe kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 36-te me nje gol te Zventos por per bardhezinjte protagonist behet serish serbi Krasic i cili edhe pse nuk i dha fitoren arriti te barazpeshoje rezultatin i cili mbeti i pandryshuar deri ne fund.

Ky barazim con ne kuoten e 3pikeve Juventusin ne vendin e trete ne grupin A.

Ukrainasit e Metalistit kane fituar 2-1 ne ndeshjen e trete ne grup me Sampdorian. Italianet kaluan te paret ne avantazh duke shenuar me Vladimir Koman por brenda pjeses se pare Taison barazon shifrat ne 1-1.
Me fillimin e pjeses se dyte Metalist mbeti me 10 lojtare pasi pikerishte autori i golit te pare doli me kartonin e kuq por edhe pse ne inferioritet numerik vendasit shenuan golin e fitores ne minuten e 73-te me Havier. 3 pikesh i ngjit ata ne vendin e dyte ne grup ne kuoten e 6 pikeve 1 me pak se PSV Einthoveni i cili fitoi 2-1 me Debrecenin.

Skuadra tjeter ukrainase Karpati u mund ne kete ndeshje te mbremjes te se enjtes 0-1 nga Sevilja. Kanute shenon golin e vetem te ketij takimi ne minuten e 34-te pas asistit te Eskudese duke i dhene skuadres se tij fitoren e dyte ne kete faze nderkohe qe Karpati regjistron humbjen e trete dhe eliminohet perfundimisht nga kupa Europa lige.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›