E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Malmstrom jep alarmin

Cecilia Malmstrom Komisionere Europiane per Ceshtjet e Brendshme i ka derguar nje leter Ministrave perkates te Serbise dhe Maqedonise Ivica Dacic dhe Gordana Jankolovska ku i njofton per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave.

Mund tju konfirmoj se Malmstrom ka shkruar letren dhe se nga ana e Komisionit Evropian veme re se ka nje problem shume serioz. Kishim folur per kete ne fillim te vitit por tani po shohim se problemi po riperseritet pasi disa vende anetare po perballen me nje shtim te numrave te azil-kerkuesve nga Serbia dhe nga ish Republika Jugosllave e Maqedonise eshte shprehur zedhenesi i KE-se Michele Cercone.

E alarmuar nga vendet anetare Komisionerja Malmstrom perserit kerkesen e saj ne leter ndaj autoriteteve te Shkupit e Beogradit per marrjen e masave konkrete per ndalimin e ketij fenomeni duke kercenuar se ne rast te kundert BE do te ndermarre veprimet e duhura.

Eumlshte e qarte se ne kete faze ku jemi nuk ka qellim politik te Komisionit per te rivendosur regjimin e vizave pasi pjesa me e madhe e qytetareve te ketyre vendeve qe sillen ne menyre korrekte nuk duhet te penalizohen per shkak te nje problemi te lokalizuar dhe shume specifik. Por ky problem duhet zgjidhur dhe duhet qe autoritetet e ketyre vendeve te aktivizohen ne menyre konkrete per te zgjidhur kete problem per te cilin ofron ndihme edhe Komisioni dhe vendet anetare tha Cecerone.

Per kete ceshtje nje mision zyrtaresh te larte nga Komisioni Europian dhe Presidenca Belge ndodhen kete jave per te biseduar me autoritetet lokale ne Maqedoni e Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›