E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Europës/ Muçi rikuperon në kohë për ndeshjen me Ferencvaros, Trabzoni mund ta aktivizojë që sot së bashku me Salah

Ernest Muçi ka rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kofshë dhe sot mund të jetë një armë më shumë për Trabzonspor-in, i cili pret në orën 19:00 ekipin e Ferencvaros.

Sulmuesi kuqezi ka marrë pjesë dje në seancën e fundit stërvitore të ekipit turk në vigjilje të duelit të parë të vlefshëm për play-off e Europa League.

Muçi zbriti dje në stërvitje me grupin e plotë në kompleksin “Mehmet Ali Yılmaz” ndërsa ende nuk dihet plani që ka trajneri Fatih Tekke sa i përket aktivizimit të tij. Siç dihet ndeshja e “Papara Park” do të jetë delikate për formacionin turk, i cili rikthehet të luajë një duel në kupat e Europës pas plot 721 ditësh mungesë. Deri më tani i sigurt do të jetë aktivizimi i Muhamed Salah që nga minuta e parë. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›