Liga e Europës, sfida e të voglave
Pas Ligës së Kampioneve, dje edhe Liga e Europës ka zbardhur grupet e saj. Ndonëse emrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion nuk janë të njëjtë me ato të Champions-it, sfidat që ka vënë përballë shorti i djeshëm në Montekarlo premtojnë shkëndija mes skuadrave. E vetmja që mund të buzëqeshë është Totenhemi. Klubi anglez duket skuadra më e privilegjuar e “goglave”, pasi në Grupin A duket se do ta ketë shumë të lehtë kualifikimin përballë skuadrave të Rubin Kazan (Rusi), PAOK-ut të Selanikut (Greqi) dhe Shamrok Rovers (Irlandë). Shumë të pafata kanë qenë dy skuadrat e vetme italiane të mbetura në Ligën e Europës. Pas eliminimit të Palermos dhe Romës, Udineze dhe Lacio duhet të mbrojnë nderin e gadishullit Apenin. Friulanët e eliminuar nga Arsenali në eliminatorët e Ligës së Kampioneve do u duhet të fitojnë kualifikimin e tyre për në raundin tjetër përballë klubeve si, Atletiko e Madridit, Rene dhe Sioni. Dy klubet e para janë me traditë në kupat e Europës, ndërsa Sioni është një realitet i viteve të fundit. Gjithsesi, me formën e shfaqur në dy eliminatoret përballë Arsenalit, Udineze pritet të sigurojë pikët e duhura për të kaluar në raundin tjetër. Ndërkohë, edhe më i fortë duket Grupi D në të cilin është Lacio. Bardhekaltrit e Lorik Canës do kenë përballë portugezët e Sportingut, zviceranët e Zyrihut dhe Vaslui, ish-kampionia e Rumanisë.
Liga e Europës/ Grupet
Grupi A - Totenham (ANG), Rubin Kazan (RUS),
PAOK (GRE), Shamrok Rovers (IRL)
Grupi B - FC Kobenhavn (DAN), Standard Liezh (BEL),
Hanover (GER), Vorskla Poltava (UKR)
Grupi C - PSV Eindhoven (HOL), Hapoel Tel-Aviv (IZR),
Rapid Bukuresht (RUM), Legia Varshavë (POL)
Grupi D - Sporting (POR), Lazio (ITA),
Zyrih (ZVI), Vaslui (RUM)
Grupi E - Dinamo Kiev (UKR), Beshiktash (TUR),
Stoke Siti (ANG), Makabi Tel-Aviv (IZR)
Grupi F - Paris SG (FRA), Ath.Bilbao (SPA),
Salzburg (AUT), Slovan Bratislava (SVK)
Grupi G - AZ Alkmar (HOL), Metalist Kharkiv (UKR),
Austria Vjenë (AUT), Malmo FF (SUE)
Grupi H - SC Braga (POR), Klub Bryzh (BEL),
Birmingham (ANG), NK Maribor (SVN)
Grupi I - Atl.Madrid (SPA), Udinese (ITA),
Renë (FRA), Sion (SVI)
Grupi J - Shalke 04 (GER), Steaua Bukuresht (RUM),
Makabi Haifa (IZR), AEK Larnaka (QIP)
Grupi K - FC Tuente (HOL), Fulham (ANG),
Odense BK (DAN), Visla Krakovë (POL)
Grupi L - Anderleht (BEL), AEK Athinë (GRE),
Lokomotiv Moskë (RUS), Shturm Graz (AUT)